Sot NATO feston 60-vjetorin. Në Samitin e Strazburgut merr pjese edhe Shqipëria e Kroacia si anëtaret e 27 e 28 të Aleancës. Presidenti i SHBA Obama i dorëzoi presidentit shqiptar dokumentin e anëtarësimit të Shqipërisë.
STRASBURG- KELN
Shqipëria në NATO, Topi flet në Samit: Përkrah jush me besnikëri
Ora 14:00-Besnikëri, përkushtim, të vendosur. Këto janë disa nga fjalët që Presidenti shqiptar Bamir Topi përsëriti në fjalimin e tij me rastin e 60 Vjetorit të NATO-s, që përkutohet në Strazburg me anë të një Samiti. Duke u shprehur vendeve të Aleancës mirënjohje dhe falënderim, Topi ju shprehu atyre miqësinë e besnikërinë popullit shqiptar për NATO-n.
“Vij këtu për të sjellë mirënjohjen, falenderimin, miqësinë më të thellë të popullit shqiptar për Aleancën, për Ju të dashur aleatë, për Parlamentet dhe Qeveritë dhe për popujt miq të popullit shqiptar.
Jam këtu, për t’Ju konfirmuar besnikërinë e përgjegjshme të Shqipërisë ndaj shpresave dhe besimit Tuaj në aspiratën e popullit tim për t’u integruar”.
Sipas kreut të shtetit shqiptar, edhe Shqipëria është një shembull historik që ashtu si shembja e Murti të Berlinit, shembi dikaturën pasi besoi në idealin e lirisë. Rreshtimi përkrah vendeve të NATO-s për Shqipërinë sipas Topit, do të thohtë edhe plotësim i shumë sfidave. Në emër të Forcave të Armatosura, kreu i shtetit shqiptar theksoi ndjenjën e krenarisë që kanë këto struktura për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Topi merr nga duart e Obames dokumentin e anëtarësimit
Ora 12:00-Presidenti i SHBA-së, Barack Obama i dorëzoi rreth orës 11:50 të së shtunës presidentit Bamir Topi dokumentin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. I njëjti dokument iu dorëzua edhe Presidentit kroat, Stipe Mesic.
Obama: Jemi krenare per Shqiperine e Kroacine
Ora 11.54-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama ka përshendetur zgjerimin e NATO-s me dy anëtarët e rinj, Shqipërinë dhe Kroacinë. “Jemi krenarë që ju kemi në Aleancë, që ju kemi aleatë”, tha Barak Obama.
Në hapjen e Samitit të Strasburgut ju dha fjala Presidentit të SHBA-ve për të përshendetur hyrjen e dy vendeve të reja në NATO.
“Dua të shpreh mendimet e mia direkte për Shqipërinë dhe Kroacinë. Mirëserdhët në NATO, jemi shumë të kënaqur, kjo është e rëndësihme. Ne ju mirëpresim! Kroacia dhe Shqipëria e kanë dëshmuar me veprime mbështetjen për NATO-n dmth për aleancën. Ushtarët e tyre ndodhen në Afganistan dhe kjo tregon masën se ata do të vazhdojnë të jenë kontribues për Afganistanin e për aleancën”.
Obama theksoi më tej me tonë emocioni se SHBA dhe NATO janë krenarë për hyrjen e Shqipërisë dhe Kroacisë në familjen e madhe europiane. Sipas Obamës kjo u arrit falë punës që kanë bërë këto dy vende në drejtim të reformave. “Ne jemi krenarë që ju kemi ju aleatë, dhe jemi krenarë për reformat që keni arritur, të dyja vendet kanë bërë shumë para, ne ju ndohmojmë do jemi më të afërt me ju. Mirëpresim Shqipërinë dhe theksoj se kjo nuk është hera e fundit kjo që do ketë festë. Do kemi dhe Maqedoninë së shpejti në NATO. Dyert do të mbeten të hapura”, tha Obama.
Merkel: Afganistani, testi ynë
Ora 11:50-Kancelarja gjermane përshëndeti Samitin e NATO-s që po zhvillohet sot në Strasburg. Edhe Merkel e përqëndroi vëmendjen tek Afganistani duke lënë të kuptohet se kjo do të jetë tema e sotme në Samit.
”Afganistani është sigurisht testi ynë, por fakti që ne kemi kaluar shumë mosmarrëveshje, përgjegjësitë duhet ti marrim së bashku, të punojmë së bashku për strategjinë amerikane. Ky është koncepti i së ardhmes, kemi nevojë për zhvillimin e Afganistanit”, tha Merkel në fjalën e saj.
Merkel vlerësoi marrëdheniet me Francën që tani nuk e shohin më veten si armiq, por si miq. Për këtë ajo falënderoi presidentin aktual, Sarkozi për kontributin e tij që bëri të mundur këtë miqësi mes dy shteteve fqinje.
Sarkozi: NATO, organizatë e paqes jo e luftës
Ora 11:45-Pasi deklaroi se Franca tashmë është pjesë e familjes së NATO-s, Presidenti Sarkozi si mikpritës i Samitit theksoi se kjo është një organizatë e Paqes dhe jo e luftës. Ai kërkoi që të gjendet një strategji e re për Afganistanin, pasi sic theksoi Sarkozi, “liria atje është në rrezik”. Në këtë kuadër ai tha se përshëndet administratën amerikane dhe e mbështet atë për strategjitë e saj. Sarkozi vlerësoi marrdhëniet e mira mes dy Francës dhe Gjermanisë.
Shefer pershendet Shqiperine dhe Kroacine
Ora 11: 40 Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Scheffer përshëndeti Shqipërinë dhe Kroacinë si dy anëtaret e reja të aleanës së Atlantikut Verior. Gjatë fjalës së tij të hapjes Scheffer tha se sot NATO feston 60 vjetorin dhe bëri thirrje të gjithë vendeve anëtarë që të përqëndrohen në sfidat që ka kjo aleancë në të ardhmen.
Tirana po ndjek direkt samitin me ekrane gjigande
Ora 11: 34- Ekranet gjigande të vendosura në sheshin Skënderbej transmetojnë direkt cfarë ndodh në Strazburg, aty ku për herë të parë delegacioni shqiptar ka të drejta të barabarta me të gjithë vendet e NATO-s.
28 të shtëna topi, një për secilin vend anëtar të Aleancës së Atlantikut Verior, është përshëndetja e forcave të armatosura shqiptare për punimet e këtij samiti. Aktivitete të shumta janë planifikuar të organizohen gjatë gjithë ditës së sotme, si dhe nesër në Tiranë
Në Pallatin e Kongreseve në Strazburg pritet të fillojë punimet samiti i NATO
Ora1 1:05 Në pallatin e Muzikës dhe të Kongreseve në Strazburg, pritet të fillojnë nga momenti në moment punimet e samit me rastin e 60 vjetorit të krijimit të Aleancës së Atlantikut Verior. Mes delegacioneve të 28 vendeve dhe delegacioni shqiptar.
Nderohen ushtaraket e rene
Ora 10:05-Ne këto momente liderët e 28 vendeve të NATO-s nderojnë trupat ushtarake të Aleancës të rënë në krye të detyrës në fronte të ndryshme lufte. Lideret mbajten nje minute heshtje ne nderim dhe kujtim te ushtarakeve te NATO-s te vrare ne vite. Ceremonise i eshte bashkuar edhe Berluskoni.
Merkel e pret, Berluksoni rri flet ne telefon
Ora 10:15- I vetmi qe nuk ka marre ne pritjen qe u beri kancelarja Merkel lidereve te NATO-s ka qene kryeministri italian, Silvio Berluskoni. Kryeministri italian ka bere nje telefonate te gjate ne momentin qe kancelarja Merkel ka bere pritjen zyrtare per lideret e NATO-s. Ai i beri nje shenje Merkelit ne kuptimin se sa te mbaroje telefonaten do ta takoje me vone, dhe Merkel i eshte pergjigjur me nje buzeqeshje te sikletshme. Durimi i Merkel nuk ka zgjatur shume, dhe ajo i ka kthyer kurrizin duke mbyllur aty pritjen e liderve, nderkohe qe Berluskoni ka vazhduar me tej telefonaten e tij.
Agjencite e lajmeve italiane thone se Berluskoni ka qene ne telefon me kryeministrin turk, Erdogan dhe kane folur gjate per kreun e ri te NATO-s qe pritet te zgjidhet sot. Erdogan kundershton zgjedhjen e nje danezi ne krye te NATO-s.
Protesta kundër NATO-s në Strazburg, 25 të arrestuar
Ora 09: 55 Në Strazburg vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë. Një grup rreth 250 manifestuesish kanë arritur ti afrohen sot në mëngjes në qendër të Strazburgut, rreth 1 km larg Pallatit të Muzikës ku do të zhvillohet sot samiti i NATO-s. Policia po përdor gaz lotsjellës për të penguar manifestuesit për t’ju drejtuar Pallatit të Muzikës. Për momentin rruga kryesore që të con në qendër është e bllokuar. Shumë demonstrues janë të maskuar, disa janë të veshur me të zeza. Deri tani burime lokale bëjnë të ditur se 25 manifestues janë arrestuar.
Samiti i NATO-s, Merkel pret presidentët e 28 vendeve
Ora 09.40 Kancelarja gjermane Angela Merkel i uron mirëseardhjen presidentëve të 28 vendeve anëtarë të NATO-s në qytetin Kehln. Në orën 09.39 minuta kanceralja Merkel uroi mirëseardhjen presidentit Topi dhe kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Pas kësaj
ceremonia të gjithë bashkë do te kalojne ne pasarelen Mimran, nje ure kalimtaresh që lidh dy shtetet mbi lumin Rin.
Në Strazburg, krerët e shteteve do të priten nga Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi.
Shqipëria sot në Samitin e NATO-s, si e barabartë
Ora 07:47 Samiti dyditor do të kurorëzojë një ngjarje historike për Shqipërinë, anëtarësimin e saj me të drejta të plota në NATO. Pikërisht sot, përmes një ceremonie të veçantë, në orën 10.00 të paradites do të fillojnë punimet e Samitit, ku gjatë fjalëve përshëndetëse do të jetë e pranishme edhe media. Shqipëria do të ulet përkrah vendeve anëtare të NATO-s me të drejta të plota. Në mesditë është parashikuar edhe konferenca për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, që do të vijojë me takime informale, për të përfunduar me konferencën për shtyp që do të mbajë Kryeministri Sali Berisha, rreth orës 15.30-16.00.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpritën dje anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut”. Presidenti amerikan, Barak Obama në deklaratën e tij të bërë nga Strasburgu tha “SHBA mbështesin një mbrojtje të fortë evropiane, prandaj dhe e kemi mirëpritur anëtarësimin e Kroacisë dhe të Shqipërisë në NATO.
Mëngjesin e ditës së sotme, presidenti Obama do t’i dorëzojë homologut shqiptar dhe atij kroat, kartën e Atlantikut të Veriut. Ky samit mbahet në 60-vjetorin e krijimit të Aleancës dhe ku zyrtarizohet anëtarësimi në aleancë i Shqipërisë dhe Kroacisë. Dje në darkë u zhvillua pritje në Baden Baden, ndërsa sot stafeta e punimeve i kalon Francës
(d.b/BalkanWeb)