E diela e shqiptareve eshte rikthyer tashme ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan. Por eshte rikthyer ndryshe nga dje, e rinovuar ne forme dhe ne permbajtje. Skena gjigante, e ideuar nga mjeshtri italian i Sanremos, Gaetano Castelli ka qene ndryshimi i pare, qe binte ne sy, qe ne momentin, kur prezantuesi Ardit Gjebrea ka thene fjalen “Pershendetje”. Nje studio e krahasueshme vetem me ato te RAI-t, ne te cilat kane derdhur eksperiencen e tyre te gjate, mjeshtri Castelli dhe kolegu i tij i ndricimit, Franco Ferrari. Dy emra, te cilat i kane dhene forme programeve italiane dhe, qe pervojen e tyre te pare ne Shqiperi e kane sjelle me televizionin Klan dhe me shoumenin Gjebrea. Me pas, me shume se gjashte ore transmetim i drejtperdrejte, jane shoqeruar me argetim, humor, alegri, ne nje spektakel plot novacione. Nje band i ri muzikor, i drejtuar nga maestro Shpetim Saraci, ka sjelle live, ritme dhe rryma muzikore nga me te ndryshmet, te cilat jane bere pjese e programit te pare ne kete sezon te ri. Se bashku me grupin e instrumentisteve, pjese e ketij band-i solid, do te jene edhe 4 kengetare te rinj, mjaft premtues dhe te talentuar, te lancuar nga “Star Academy”.

Por natyrisht ne programin “E diela shqiptare” nuk kane munguar emrat e njohur te muzikes, madje ata gjithmone ne nje menyre, apo ne nje tjeter kane qene dhe do te jene pjese e tij. Kete radhe, dy kengetare kane ardhur ne skene, ne dy menyra krejtesisht te vecanta. Eranda Libohova duke sjelle nje permbledhje kengesh dhe Aleksander Gjoka, qe pervec zerit te spikatur solli edhe pervojen e tij si promovues. Dhe duket se Sandri, ia kishte dale mbane me se miri, pa kursyer edhe batutat. Nje hyrje ndryshe, por jo te re kane pasur ne kete program edhe vajzat e te dieles, nga te cilat tashme kane dale 4 finalistet. Debati “Pro dhe kunder”, rubrika e familjeve te medha shqiptare, si dhe momentet sportive jane gershetuar gjithashtu me numrat koreografike te realizuar nga trupa e rinovuar e baletit. Dhe sikurse e kuptuam, vec te tjerave “E diela shqiptare” do te kete tashme edhe kengen e saj, qe do ta shoqeroje gjate maratonave te gjata te transmetimit.
“SHBLSH”, kripa e se dieles
Nje shprehje thote: “Gjella me kripe dhe kripa me karar”. Ne shqiptaret, jemi mesuar qe zakonisht kripen ta gjejme te humori. Dhe sigurisht, menyra me e mire per ta sjelle ate tek “E diela shqiptare” kane qene djemte e grupit SHBLSH. Te afirmuar, te dashur per publikun, me nje karakter artistik te spikatur dhe te qendrueshem, Juli dhe Genti i kane sjelle te dieles, pa dyshim nje fryme te re. Nen plastiken e rolit, te dy kane ardhur si femra, duke misheruar me mjaft delikatese, dy kunata, te cilat, ne kontradikten, qe i karakterizon shpesh keto lloj marredheniesh kane pasur si pjese edhe batutat e pakursyera te Gjebrese. Ky i fundit, jo ne pak ne raste ka ditur te tregoje, sensin e holle te humorit, por shpesh e ka pasur te pamundur te mos shpertheje ne te qeshura, nga batutat e djemve. Nga sa kemi mesuar, ne javet qe do te vijojne, pritet qe Juli dhe Genti, apo Mukadesi dhe Zilia, te sjellin te tjera surpriza te kendshme per publikun.
Gaetano Castelli: Pse erdha te punoj me TV Klan
Dikur kishte menduar se nuk do te punonte per asnje kanal tjeter televiziv, pervec atyre italiane. “Por ndodhi nje dite dhe une e harrova premtimin, qe kisha bere”, tregon duke qeshur mjeshtri i skenografise Gaetano Castelli, ndersa e pyesim per pervojen e tij ne Shqiperi. “Kam gjetur shume entuziazem dhe kjo ishte arsyeja, qe me beri te kthehesha serish ketu, pas bashkepunimit te pare qe pata me televizionin Klan dhe moderatorin Ardit Gjebrea, ne festivalin “Kenga Magjike”, pohon ai. Duke ruajtur edhe modestine, Castelli ka folur me vertetesi. Ashtu sic di te flase nje mjeshter arti, qe ne jeten e tij ka njohur bashkepunime me emra te po se njejtes lartesi dhe televizione si RAI apo Mediaset. E ndersa “E diela shqiptare” ka mbyllur puntaten e saj te pare ne kete edicion te ri, Castelli ka provuar edhe kenaqesine e nje pune kolosale. “Ndjehem vertet mire, qe gjithcka qe une kisha projektuar eshte realizuar me korrektese. Jam i bindur, qe neser kur te shkoj ne Rome, Pippo Baudo, me te cilin kam bashkepunuar gjate, do te me kerkoje, perse nuk ia realizova atij, nje skene te tille”, shprehet Castelli duke qeshur. I pyetur, nese e motivon ky bashkepunim me Televizionin kombetar Klan, per te pasur te tjera bashkepunime ne te ardhmen, Castelli u shpreh: “Sigurisht. Kam patur rastin te njoh nga afer drejtorin e pergjithshem te televizionit dhe bashkeshorten e tij, me te cilet mund te punosh mrekullisht. E po keshtu ishte kenaqesi, qe punova me Gjebrean. Ai eshte nje gjeni”.
ju lutem ftone ne e diela shqiptare bukuroshen e shqiptaris mimoza krasniqi bb2 femren me te bukur ne trojet shqiptare