Tuesday, September 7, 2010 6:36

Skandali, Besnik Mustafaj: Përcaktimi i kufijve u bë për naftën

Ish-kreu i diplomacisë shqiptare zbulon prapaskenat e marrëveshjes së kufijve detarë mes Shqipërisë e Greqisë. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Besnik Mustafaj u shpreh se pala greke kërkoi përcaktimin e kufijve kur një kompani e huaj publikoi një hartë për burimet detare të gazit dhe naftës.

TIRANE-Ministri i Jashtëm i viteve 2005-2007, Besnik Mustafaj, u shpreh dje se kërkesën e palës greke për përcaktimin e kufijve detarë e kishte gjetur në tryezë. Sipas tij, gjatë kohës së socialistëve, një kompani e huaj kishte publikuar një hartë për burimet detare të gazit dhe naftës. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” Mustafaj thekson se në këtë moment Greqisë i lindi e drejta të kërkonte përcaktimin e kufijve për të parë nëse pikat që kishte përcaktuar kompania për të nxjerrë naftë e gaz binin mbi ujërat e saj.

”Kur jam bërë ministër i Jashtëm, unë kam gjetur një kërkesë të qeverisë greke për përcaktimin e kufijve. Në fund të mandatit të socialistëve, një kompani e huaj për kërkimin e gazit kishte kërkuar të bënte këto kërkime në ujërat tona. Pasi realizoi studimin, ajo publikoi një hartë se ku do të kërkohej gazi dhe nafta. Në këtë moment, pala greke kërkoi që para se kompania të fillonte punën, të bëhej një marrëveshje për kufijtë detarë, në mënyrë që kompania e kërkimit e gazit dhe e naftës të respektojë kufijtë detarë të dy vendeve”.

Mustafaj vazhdon më tej duke u shprehur se gjatë kohës që ka qenë ministër i Jashtëm, që nga 2005 e deri në prill të 2007, marrëveshja u la në heshtje dhe nuk u ngritën as grupet e punës, apo të fillonin negociatat.
Ai nuk e konsideron si mungesë transparence hartimin dhe miratimin e marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufijve detarë.

“Unë mendoj se marrëveshje të tilla nuk duan shumë kohë të realizohen, ata mund të hartohen edhe brenda pak javëve. Por, unë nuk kam tendencë të besoj se janë bërë lëshime. Marrëveshja do të bëhet e njohur, por në periudhën që negociohet nuk bëhet në pazar ky proces, pasi fjalën e kanë teknicienët dhe ekspertët e marinës. Unë nuk kam ndonjë vërejtje të madhe për mungesë transparente. Do të vijë momenti që marrëveshja do t’i nënshtrohet diskutimit në Kuvend dhe do të shihet me kujdes. Tani nuk është radha ime që të flas si anëtar i Parlamentit.”

Marrëveshja për demilitimin e kufijve detarë u firmos tre ditë më parë nga ministrat e jashtëm të dy vendeve, Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis gjatë vizitës që kryeministri grek Kostas Karamanlis zhvilloi në Tiranë.

“Gazeta Shqiptare” zbuloi ekskluzivisht se me firmosjen e marrëveshjes së delimitimit qeveria shqiptare i dhuron Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore dhe grekët afrohen 11 kilometra drejt Karaburunit. Ministria e Jashtme mohoi që të ketë ndryshime në kufijtë mes Greqisë e Shqipërisë duke sqaruar paktin përmes një harte në greqisht, që dyshohet të jetë e njëjta mbi të cilën është hartuar marrëveshja.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

1 Comment

  1. Turki 1
    4 June, 2009, 3:31

    OOOO falni bura det e tok shqiptare, vec qe ti mbushni Ju xhpat e Juaj, e sa per atedhe e shte, e edhe me pak per popull mos tjau nije fare, se pse kan gabu e ju kan zgjehdur, faji esht i tyre e jo i juaji (pasiqe ju veqese ju keni than votoni e ata kan mundur te mos e bvejn ate, apo jo ?). A mndoni se ka kaluar koha dhe nuk kthehet kur per tradheti ka qen nder te jesh Avni Rustem - Selman Lite, etj, jo more jo se del nje bur i botes e mos vet per Ty o i vogel, i padukshem, i pa vler, qe po e shet e pren token e shejt Shqiptare. Po eshte edhe njeri atje lart e posht e ne ne e perreth nesh qe i shikon e mediton dhe kryen keto pune si o me mire - ta bije punen qe mos ket kush ti shijoj - hargjoj e kenaqet me ato para qe ti mendon se i fitove se je i zoti (te tradhtosh, te shkelesh ne gjakun e atyre qe vdiqen per ket tok e det), o i pa zoti e i mare - Turp - Turp, nese e ke tradhtu e edhe ma turp nese e ke shitur !!!!!!!!!!!!!! E Haram dhe mos i gezofsh gje qe edhe do te ndodhe, po qe besa me emer te Allahut - AMIN….

Shkruaj nje koment per kete artikull