Janë 7 gjykata që kanë të drejtë këtë gjykim, gjykata rrethesh që kanë kompetencat e tyre në qytetet e ndryshme të vendit. Kështu, gjykata e Tiranës ka kompetencë në rrethet gjyqësore Dibër, Krujë, Kurbin, Mat si dhe Tiranë
TIRANE-Presidenti Topi ka dekretuar krijimin e seksioneve penale për gjykimin e të miturve. Janë shtatë gjykata që kanë të drejtë këtë gjykim, gjykata rrethesh që kanë kompetencat e tyre në qytetet e ndryshme të vendit. Kështu, gjykata e Tiranës ka kompetencë për gjykim të këtyre çështjeve në rrethet gjyqësore Dibër, Krujë, Kurbin, Mat si dhe Tiranë. Ndërsa Durrësi përfshin vet qytetin e Durrësit si dhe atë të Kavajës. Gjykata e Shkodrës ka kompetencë të gjykojë çështjet e ardhura nga rrethet gjyqësore Lezhë, Kukës, Pukë, Tropojë si dhe vetë qyteti. Ky dekret ishte propozim i ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Presidenti dekretoi dhe caktimin e kompetencave tokësore dhe të qendrës së ushtrimit të veprimtarisë së gjykatave të Apelit. Kështu, gjashtë gjykata apeli të Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Vlorës, Korçës dhe Gjirokastrës kanë një shpërndarje kompetencash tokësore dhe të ushtrimit të aktivitet.
(d.b/BalkanWeb)