Lezhe- Peshkataret e Shengjinit peshkojne nje kafke njeriu ne ujerat e detit Adriatik. Ndersa nxirrnin rrjetat e tyre te hedhura gjate oreve te nates ne zonen qe lidh Shengjinin me Vainin, grupi prej pese personash ka hasur ne nje objekt te cuditshem qe s’ka qene aspak i ngjashem me peshqit apo ngjalat qe zinin zakonisht. Te tmerruar nga pamja ata kane njoftuar menjehere policine vendore, nderkohe qe nje grup ekspertesh ka mberritur ne Shengjin per te nisur hetimet. Mesohet se aty ka shkuar nje prokuror i gatshem dhe nje mjek ligjor. Vetem pak ore nga hetimi paraprak jane ngritur edhe dyshime te forta se kjo kafke mund t’i perkase trupit te zhdukur te biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Dyshimet jane perforcuar se tepermi me faktin se ne dosjen hetimore rezulton se 42 vjecari eshte derguar nga Tirana drejt Vainit te Lezhes me nje makine per ne objektin e deges se ish-SHIK-ut gjate vitit 1995. Ne kete zone ishin bere kerkime edhe me pare, por nuk ishte gjetur asnje gjurme e biznesmenit te zhdukur.
Ngjarja
Ka qene ora 12:00 e dites se djeshme kur nje grup peshkataresh ne Shengjin, se bashku me varkat e tyre jane futur ne thellesi te detit per te nxjerre edhe rrjetat. Duke kontrolluar brenda rrjetave, ata kane zbuluar edhe nje kafke njeriu te dekompozuar. “E gjetem 3 km larg zones se Shengjinit dhe keshtu sic e shikoni. Nuk e prekem apo ta pastronim”, i thane peshkataret grupit hetimor. Kafka mendohet se i perket nje personi te zhdukur vite me pare, nderkohe qe eshte derguar menjehere ne morgun e spitalit te Lezhes per ekspertize te metejshme. Mesohet se ajo nuk eshte gjetur shume larg nga bregu i detit. Peshkataret i thane policise se ky ishte rasti i pare qe ata gjenin nje pjese njeriu te dekompozuar ne det.
Hetimet
Policia po mban nen mbikeqyrje vendin ku eshte gjetur kafka, qe sipas eksperteve mendohet se i perket nje mashkulli. Pritet qe diten e sotme te zhvillohen kerkime te tjera me palombare ne thellesi per te zbuluar edhe pjese te tjera. Burime nga policia e Lezhes thane se mendohet per nje njeri te zhdukur qe mund te jete vrare dhe hedhur ne det per te humbur gjurmet. Ngjarja sipas tyre ka ndodhur shume kohe me pare, pasi kafka ka qene teresisht e dekompozuar dhe e ndare nga pjeset e tjera te trupit. Ne pyetje jane marre edhe banoret e zones, te cilet kane treguar se nuk kane degjuar per persona te humbur apo te zhdukur. Po keshtu ne policine e Lezhes denoncimet per zhdukje mungojne. Priten rezultatet e para te analizave te ADN-se per te mesuar me teper rreth moshes, seksit dhe te dhenave te tjera per viktimen.
Hetimet e Ministrise se Rendit cuan ekspertet ne degen e SHIK
Dyshimi i pare ka rene mbi biznesmenin Remzi Hoxha, i zhdukur me 21 tetor 1995 ne menyre misterioze, ndersa hetimet kane treguar se ai eshte marre nga ish-punonjes te SHIK-ut dhe me pas nuk dihet se ku ka perfunduar. Investigimi i kryer i ka cuar hetuesit deri ne Vain te Lezhes, shume prane Shengjinit, ku ndodhej edhe godina e deges se SHIK-ut dhe ku mendohet se eshte derguar biznesmeni shqiptaro-maqedonas. Hetimet e kryera gjate vitit 1997 e cuan grupin hetimor ne Vain, por ne zonen e pyllezuar nuk u zbulua asnje gjurme. E vetmja mundesi sipas eksperteve ne ate kohe mbetej zhdukja ne thellesi te ujerave te detit Adriatik, qe ne kete zone kane te njohur edhe fenomenin e batice-zbaticave. Ministria e Rendit ne ate kohe perfshiu ne hetime ekspertet me te mire, nderkohe qe palombaret kryen kerkime ne thellesi te detit prane godines se SHIK-ut. Por rezultatet nuk dhane asnje shenje pozitive dhe me pas hetimet u nderprene per t’u rihapur ne vitin 2003. Megjithese Prokuroria e Pergjithshme ka cuar serish ne gjyq ish-drejtues te deges se SHIK ne Tirane gjate vitit 1995, procesi ende vazhdon dhe askush prej te akuzuarve nuk ka rrefyer per vendin ku eshte varrosur biznesmeni i duraluminit.
Si u zhduk Remzi Hoxha pas rrembimit para firmes
Kater persona qendruan makinen e tyre rreth ores 11:00 te 21 tetorit 1995 para firmes se duraluminit “Albatros”, prone e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, qe e kishte nisur aktivitetin prej vitit 1992. A ishte vendosur se bashku me familjen prane rruges “Siri Kodra” ne Tirane, ku kishte edhe firmen. Pasi u prezantuan si efektive te SHIK-ut, Remziu u fut ne nje makine me ngjyre te bardhe sipas deshmive te punonjesve te firmes. Me pas nuk dihet se si eshte vepruar me te. Por ato dite u rrembyen edhe gazetari kosovar Avdyl Loshaj dhe biznesmeni sarandjot Ziso Kristopulli. Te mbijetuar nga torturat gjate hetimeve te vitit 1997 ata rrefyen se SHIK-u i kishte rrembyer dhe keqtrajtuar duke i akuzuar si agjente. Per Remzi Hoxhen deshmuan se ishte torturuar, por nuk dinin asgje me teper se ku kishte perfunduar. Hetuesit arriten ne dy konkluzione. I pari hedhja gjate torturave e 42-vjecarit nga kati i dyte i godines dhe dergimi i tij ne Vain te Lezhes.
Pse keshtu veprojne njerezit vetem e vetem te bejne dicka qe seshte njerezore. A mos valle zoti ka urdheruar qe te merrni ju shpirtra njerezish!.Dhe si mund te dilni para allahut xh.sh. mos veproni keshtu te vrani njerez te pafajshem qe mbron lirine e popullit te vet. o njerez, mos u beni mekatare mos i dilni para zotit te palar,tregone te verteten sa me pare.Te kishte ndodhur ne Serbi kjo zhdukje misterioze nuk me kishte ardhur aq inat , por ne atdheun e shqipeve qe vuajtem dhe u rrahem u malltretuam tere jeten . nuk ka aspak vlere dhe kuptim kjo qe tia qojne atyre amanetin ne vend.ndjej dhembje te madhe per REMZIUN ,POR JAM KRENARE QE PATA NJE BASHKSHORT, BABA I PESE FEMIJEVE DHE PATRIOT E ZEMERGJERE,DURIMTAR QE CDO GJE SAKRIFIKOI PER POPULLIN E TIJ TE SHUMVUAJTUR SHQIPTAR ..
Jam astriti nga gjakova,se pari deshiroj te u pershendes,sa po e lexova ket lajm ne:GAZETEN SHQIPTARE dhe me breknkosi faktit shumm’kisha ber thirrje te organet me komponebte te SHQIPNIIS qe te qojn ket rast deri ne perfundim te sbardhjes se ti,ndersa duhet te jemi mirnjohes pershkateris qe e kan lajmruar policin dhe lus edhe te tjeret po hasen ne ksi lajmesh tragjkike te lajmron POLICIN.TUNG PERSHENDETJE
CDO GJE DIHET DHE ESHTE E QARTE SI NGA ISH sHIKU ? PROKURORIA? POLICIA DHE NGA SHTETI.nuk ja mba aqskerkuj qe te flase per kete krim barbare dhe te shemtuar.Dy dishmitare kyce ne prokurori dhe ne ShIk nuk deklarojen kurre.Njeri nuk ekstradohet, tjetri i arratisure dhe njeri nene dhe nuk ka se si te dale e verteta.Te pakten ate cka kerkone familja ti dorezojne eshtrat e tij dhe te kete nje varre per ta qare.Vdekja natyrale eshte kapak floriri por vdekja e dhuneshme e maskuar dhe e groposure nuk do te dale asenjeher.Shikoni shishet qe hedhin marinaret ne uje dhe ato ne male te dajtit se mos del nje informat dizinformuese e ndoshta dhe e drejte.
Ne shqiperi jane bere e do te behen krime me marrjen e jetes dhe sado qe te zgjasin ato dalin mbi te verteten .Po rasti i te ndjerit Rermzei Hoxha perben nje turp per shtetin shqiptare se eshte zhdukur brenda territorit te shqiperise dhe ka qene ne duart e shilkut.Si humbet si spata pa bishte!!!!………
Bishtin e ka mbrapa ne pantallonat e masakrueseve barbare e ndoshta me kollare prej Stolejpini.