Skandali i qeverise me operatorin e katert vazhdon. Firmat që hynë në lojë, asnjëra s’ka lidhje me telekomunikacionin. Mediat kosovare: PTK lidhje me Mirosllav Mishkoviç, mik i Fazlliç.
TIRANE-Skandali i radhës i qeverisë shqiptare i takon licencimit të operatorit të katërt telefonik të telefonisë lëvizëse, që nuk është e vërtetë që i është dhënë Telekomunikacionit të Kosovës, por katër kompanive shqiptare. ‘Union Grup’, ‘Infosoft System’, ‘Albania Drink Distribution’ si dhe ‘ACI Engineering shpk’, të gjitha firma shqiptare që kanë hyrë në lojë, nuk kanë asnjëra eksperiencë në fushën e telekomunikacionit, por kanë hyrë në lojë duke u fshehur pas telekomunikacionit të Kosovës, i cili ka vetëm 30 për qind të aksioneve, pasi 70 për qindëshi tjetër shpërndahet në kompanitë e mësipërme.
Shkelja e dytë në këtë licencim është se pas skualifikimit të një firme tjetër shqiptare, pjesëmarrëse në tender, ‘Universal PG’ për shkak të parregullsive në dokumentacion, qeveria vendos t’ia japë licencën postës kosovare, pa hyrë në një tender të dytë. Sepse, ligjet shqiptare të tenderimit kërkojnë me patjetër praninë e të paktën dy kompanive në konkurrim për të realizuar tenderin.
E jo vetëm kaq, por qeveria shqiptare, pasi shpërfilli rekomandimet e ERT-së, që të shpallë të pavlefshëm tenderin e operatorit të katërt të telefonisë, këtë licencim ia kalon Parlamentit për miratim. Kjo bën që qeveria të lajë duart për papërgjegjshmërinë e saj, duke ia kaluar Parlamentit për miratim vetëm me votat e maxhorancës.
Telekomunikacioni i Kosovës ka ofruar për këtë licencë vlerën prej 7.2 milionë eurosh, ndërsa ‘Universal PG’ ofroi 5 milionë euro. Në momentin që dokumentet e kësaj të fundit janë konsideruar të pavlefshme, ‘ERT’ i kërkoi qeverisë shqiptare që ta shtyjë tenderin dhe të shpallë një datë tjetër për një tender të dytë me kompani të tjera pjesëmarrëse. Këtë fakt nuk e mohon as qeveria shqiptare, e cila në relacionin e Olldashit, e thekson faktin se për blerjen e frekuencave nuk pati ndonjë interesim të madh, madje edhe faktin se Telekomunikacioni i Kosovës nuk mund të shpallet fitues. “Oferta ekonomike dhe teknike, ndonëse është e vlefshme, nuk mund të shpallet fituese, pasi sipas procedurës së prokurimit publik, rregullave të prokurimit për frekuencat, përcaktohet se një procedurë është e suksesshme kur numri i ofertave konkurruese dhe të vlefshme është më shumë se numri i frekuencave të dhëna”, - citohet relacioni. Pra, vetë qeveria pranon se në garë duhet të ishin edhe tre kompani të tjera, dhe jo vetëm një. Por, Olldashi më tej shprehet se nuk ka pasur ankimim për vendimin e “KVO-së dhe procesi ‘de facto’, mund të konsiderohet i mbyllur. Tashmë autoritetet shtetërore duhet të përcaktojnë skemën e veprimit që duhet të ndjekin”. Dhe, qeveria e ka konsideruar si të vlefshme që këtë licencim jo të rregullt ta ligjërojë Parlamenti me votë. Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacioneve rendit tetë arsye se pse duhet proceduar me shpejtësi në dhënien e kësaj licence, pavarësisht se shkelen ligjet e shtetit. Pika e shtatë thekson qartë se: “Megjithëse masat e marra (normative) nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për çështje të Miratimit të Rregulloreve të Organizmave me Fuqi të Ndjeshëm në Treg, 9 muaj më parë, si dhe hyrjes në treg të operatorit të tretë në vend ‘Eagle Mobile’, çmimet e telefonisë celulare, ndonëse janë reduktuar, mbeten ende të larta”. Ministria thekson se me këtë veprim nuk do të dëmtohet apo nuk ndërhyhet në tregun e telefonisë celulare në vend. Edhe pse pretendon se nuk ndërhyn në rregullat e tregut, që kanë vendosur tashmë tre kompanitë celulare, qeveria mendon se me hyrjen edhe të operatorit të katërt, mund të ketë një reduktim të ndjeshëm të tarifave. Siç duket, për qeverinë ky ka mbetur mjeti i vetëm për uljen apo reduktimin e tarifave të telefonisë së lëvizshme.
Tani pritet që çështja t’i kalojë Parlamentit, por deputetë të ndryshëm e kanë debatuar licencimin e operatorit të katërt, duke u bazuar edhe në lajmet e publikuara në median kosovare. Në shkurt të këtij viti, këto media paralajmëronin se pronari i “Delta Holding”, Mirosllav Mishkoviç, është pas konsorciumit që ka ngritur Posta e Kosovës, dhe që ka paraqitur një ofertë prej 7.2 milionë eurosh për të blerë licencën e operatorit të katërt në Shqipëri. Emri i Mishkoviçit, që konsiderohet si njeriu më i pasur në Serbi, shfaqet më 17 janar të 2008 në të përjavshmen “Slobodna Bosna”. Kjo media jep skemën e bashkëpunimit të mandatit serb, Mishkoviç me bosin e “Rudnap”, Lazareviç, që ka sjellë energji elektrike për Shqipërinë dhe sekserit Fazlliç. Këtë aferë e denoncoi në Parlament nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, i cili është shprehur se pesë kompanitë shqiptare janë vetëm klientë të qeverisë. “Një mori gazetash kosovare, artikujt e cilave i kam këtu, këto ditë bëjnë me dije pikërisht elementë për këtë çështje. Për këtë po ju them që të listuar në atë kompani që është paraqitur e para në tender, janë 5 klientë të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, mes të cilëve asnjëri i marrë më parë me veprimtari të telefonisë celulare dhe mbi të gjitha, njëri prej tyre është kompani shitjesh pijesh energjike ose pijesh alkoolike në Shqipëri dhe në Ballkan”, - citohet pjesë e deklaratës së Braçes, bërë në Parlament në mars të këtij viti.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
gazeta shqipetare se bashku me ramen e socialistat ja shenderruar ne nje makin antikombetare qdo gje qe ka te bej me rruget qe qojn nga kosova apo telekomin kosovar sulmohet.Qudirat qe shpik rama dhe veliaj per karten e votes jan te turpshme dhe bezedisese,le tu thon edhe keta dy “trimosha”elektoratit te paisen me leternjoftime e mos te na qajn koken.Shqiperia per 45vite te enverit fali dhe pam se qfare te mire patet as buk per te ngren.8 vite te socialisteve pam se ku ju quan,askush ne perendim nuk na perfillte si shqipetare nuk guxoje as ne shqiperi tevije me automjet se te vidhnin hajnat socialist.te falesh Kartat eshte vjedhje e shtetit dhe kjo tregon varferin poliutike per te ber shtet nga tipa si rama e velia.nuk kam pa njerz me antikombetare se braqe , bello,millo majko,dokle,me duket se kur dexhoj keta kastraveca(tranguj) se ju jueni serb e qfar do tjeter por jo shqipetre .me nderime ibrahimi gjermani
O Ibrahim , keto jane te verteta dhe PTK-ja eshte sa per sy e faqe.
Po s’keni faj ju jo , ju ka bere lavazh Berisha , sa here flete vetem genjen.
:roll:a esht a po nuk esht e vertet e ska nevoj te thoni jo genjen ai ose ky