Mjekë të spitalit të Pediatrisë së Fierit pohojnë se për çdo vit, numri i fëmijëve të prekur nga sëmundjet respiratore rritet me të paktën 10 për qind. Shkak makinat e nafta në lumin Gjanice.
FIER - Fieri është një ndër qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit në shkallë vendi. Vetëm gjatë tri viteve të fundit, 300 fëmijë janë prekur nga sëmundje kronike respiratore që kanë si origjinë ndotjen e lartë të ajrit. Mjekë të spitalit të Pediatrisë së këtij qyteti pohojnë se për çdo vit, numri i fëmijëve të prekur nga sëmundjet respiratore rritet me të paktën 10 për qind. Ndërkohë, specialistët e mjedisit shprehen se deri tani kanë munguar pothuajse totalisht strategjitë e mirëfillta të eliminimit ose të paktën, minimizimit të kësaj ndotjeje. “Shteti duhet të hartojë politika të veçanta në lidhje me mbrojtjen e ambientit dhe ndotjes së qyteteve, kryesisht të ajrit. Hyrja në territorin shqiptar e automjeteve jashtë standardit apo përdorimi i karburantit të një cilësie të ulët, ndikon direkt në ndotjen e ajrit”, - thonë specialistët. Drejtoresha e Agjencisë së Mjedisit, Angjelina Mërtiri deklaroi se një tjetër faktor ndotës i qytetit është derdhja e hidrokarbureve në lumin Gjanica. “Është e domosdoshme që të investohet në sistemin naftënxjerrës. Përdorimi i teknologjisë së vjetruar ndikon në rritjen e shkallës së ndotjes. Shpresojmë që me privatizimin e kompanive të naftës, kjo situatë të marrë fund”, - shprehet Mërtiri. Ndërkohë, specialistët, herë pas here bëjnë matjet reale të ndotjes dhe në çdo rast, shifrat janë të ndryshme me tendencë rritjeje. Ata sqarojnë se situata sa vjen dhe rëndohet, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve të qytetit, por edhe të zonës turistike të Semanit.
(s.g/GSH/BalkanWeb)
e tmerrshme si jetohet ne shqiperi.un kam patur vete probleme virusale ne mushkeri dhe per kete arsye dhe u mjekova jashte shtetit per nje kohe te gjate ku edhe vendosa te jetoj.ne jemi populli me injorant e debil qe nuk dime te ruajme veten tone,blejme makina me nafte rrangallet e vjetra te botes dhe i perdorim ne vendin tone,karburantet i derdhim ne lume,plehrat i hedhim nga ballkoni ose afer koshit por kurre brenda pra ne jemi mallkimi i vetvetes dhe brezat po e pesojne dhe do ta pesojne.ku jeni ju o rama e berisha qe merni miliarda para per fushata pse nuk i perdorni ato per te shpetura jeten e njerzve te ardhmen e shqiperise .ku jane politikat e forta kundra ketyre automjeteve kunder njerezve injorante qe sa dalin nga shtepia e hedhin bidonin e plastikes ne toke apo me falni ju jeni shume te zene me kartat e identitetit…..jeni te gjithe antishqiptare ja ca jeni dhe te tille do vdisni
Mjere populli i atyre aneve se nuk di çfar te kerkoje me pare.Une ju them te ndergjegjesohen dhe me rruge demokratike te kerkojne nje mjedis me te paster per vete dhe per femijet e tyre te cilet sote ata jane te pafajshem por neser do na bejne ne fajtore. Mblidhni mendjen o politikane dhe ju o pushtetare se pa popullin nuk kini ku shkoni sado te pasur qe te jeni.
ca na boni kshtu mo njerez .na mbytet fare mo me kete ajer te papaster