Friday, September 3, 2010 13:46

Ndërtuesit: Nga taksat nuk ulim çmimet

Janë 4 mijë apartamente pa shitur. Ndërtuesit thonë se nga politikat qeveritare, të ndjekura në drejtim të biznesit, ata po detyrohen të mbajnë stok një pasuri të pallogaritshme

TIRANE-Në mbarë vendin janë 4 mijë apartamente të ndërtuara e të gatshme për shitje, por, me gjithë ofertën e rritur, ndërtuesit nuk janë në gjendje të ulin çmimin e shitjes. Ndërtuesit thonë se nga politikat qeveritare, të ndjekura në drejtim të biznesit, ata po detyrohen të mbajnë stok një pasuri të pallogaritshme.
Gazeta Shqiptare ben te ditur sot se ndërtuesit paguajnë TVSH për çdo metër katror të ndërtuar, me çmim ligjor prej 30 mijë lekësh. Ky çmim u rrit për herë të fundit vitin e kaluar. “Përgjysmimi i çmimeve të lëndëve të para në tregun botëror dhe atë vendas, nga hekuri te çimentoja, nuk janë pasqyruar në koston e ndërtimit, që njihet nga administrata fiskale”, - thonë ekspertët.
Çmimet për Tiranën u freskuan për herë të fundit vitin e kaluar, nga 600-1.200 euro/m2, si bazë mbi të cilën paguhen taksat.  Gjatë vitit të kaluar është vendosur një taksë e re për transferimin e pronësisë në masën 9% të vlerës së banesës që shitet për herë të parë dhe 9% të fitimit të realizuar për banesën e shitur për herë të dytë.  Qeveria ka vendosur edhe çmime referencë për normat e fitimit për metër katror nga shitja e apartamenteve të reja, të cilat përdoren për llogaritjen e tatimit mbi fitimin.

(d.b/BalkanWeb)

1 Comment

  1. 24 July, 2009, 3:33

    qmimet jan aq te nalta sa per popullin jan te pa arritura prandaj duhet pritur gjat deri sa te fitohet e mandej te investohet ,por fatkeqsisht koha nuk pret keto qmime krahasohen me perendimin kurse fitimi sht 5her me i ult

Shkruaj nje koment per kete artikull