Tuesday, September 7, 2010 6:50

NATO, Rama: Pa zgjedhje të lira s’ka kuptim

“Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, anëtarësimi nuk ka kuptim” kështu është shprehur kreu i PS dhe njëkohësisht kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama gjatë koncertit festiv të organizuar nga bashkia me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

TIRANE- “Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, anëtarësimi nuk ka kuptim” kështu është shprehur kreu i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kryetari i Bashkisë së Tiranës, gjatë koncertit festiv të organizuar nga bashkia me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e madhe të Atlantikut të Veriut.
“Shqipëria në NATO nuk mund të kuptohet pa të drejtën e votimit të lirë. Ne duhet ta garantojmë për të gjithë në këtë vend këtë të drejtë themelore, e cila as nuk mund të blihet por as nuk mund të shitet” theksoi Rama.

Gjatë fjalës së tij përpara qytetarëve të shumtë që ju bashkuan thirrjes së bashkisë për të festuar këtë ditë të vecantë, Rama theksoi se asnjë popull nuk ka qënë më i bashkuar se shqiptarët, të cilët nuk nguruan në asnjë moment për tu bashkuar me NATO-n.
“Sot është një ditë historike për Shqipërinë. Sot është dita për tu kujtuar se jeta jonë nuk ka qënë gjithmonë kështu, është dashur të kalojmë shkretëtriën dhe të mbijetojmë diktaurën komuniste” vazhdoi Rama

Ndër të tjera kryesocialisti deklaroi se ngritja e flamurit shqiptar mes vendeve anëtare të NATO-s nuk ishte vetëm për të na përfaqësuar por edhe për të mishëruar vlerat, të cilat sipas Ramës, nuk mund të kuptohen pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Shqipëria hyri në NATO fal jush, fal jush ajo do të nderojë vendin tonë” përfundoi fjalën e tij kreu i PS, Edi Rama. (e.n/balkanweb)

Fjale kyce: , ,

1 Comment

  1. teli
    9 April, 2009, 6:36

    Eshte e drejte te themi qe “Pa zgjedhje te lira s”ka kuptim NATO”, por ja qe na futen edhe pa u siguruar ata(NATO dhe BE) se ne do bejme zgjedhje te lira. C’dua te them? Zgjedhjet e lira, apo lirine e zgjedhjeve, lirine e votes time, duhet ta fitoje vet, duke mos e lejuar “barbarin” te na i shperfill lirine dhe t’i organizoje ato si i do qejfi. Ka ardhur koha te japim llogari per keto 20 vjet, per c’ka i kemi bere ketij vendi, kuptohet politikenet dhe jo populli. Kur te filloje te jepet llogari para ligjit per demet e shkaktuara, atehere do te fillojne dhe shenjat edhe te lirise se vertet, po keshtu dhe te votes se lire, atehere do te filloje dhe shpresa dhe besimi per te ardhmen e ketij vendi. Deri tani me duket sikur ky vend ndodhet ne duart e nje “bande”, e cila nuk pyet as per ligj dhe as per vote, dhe as per popull. Une e mbeshtes perpjekjen per te krijuar nje atmosfere besimi ne popull me cdo menyre, perpjekjen per zgjedhje te lira. Cdo padrejtesi duhet ta zgjidhim vet pa pritur nga NATO e BE.

Shkruaj nje koment per kete artikull