Gazeta shqiptare » Politike

‘Euronews’: Zgjedhjet në Shqipëri, një test për BE
“Euronews” ka përgatitur dje një kronikë për zgjedhjet në vendin tonë, duke i cilësuar ato si prova e rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në familjen evropiane.

“Shqipëria, dikur shteti më i izoluar i Europës, zhvillon nesër zgjedhjet që shihen si një provë vendimtare për t’u bashkuar me familjen europiane. Sali Berisha, prej kohësh udhëheqës i Partisë Demokratike, ish president dhe tani kryeministër, këmbëngul se zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme”.

Sipas kronikës, votimet e mëparshme janë kundërshtuar nga vëzhguesit, të cilët deklaruan se zgjedhjet nuk përmbushën standardet ndërkombëtare.

“Kundërshtarët socialistë të Berishës, komunistët e reformuar të udhëhequr nga Edi Rama kanë hedhur që tani dyshime mbi aftësinë e qeverisë për të organizuar një votim të ndershëm. Ndërsa sondazhet tregojnë se zgjedhjet janë të balancuara”- thuhet më tej në kronikë.

Programet e partive janë pak a shumë të ngjashme, synojnë hapjen e vendeve të punës, hyrjen në BE, stabilitet, ndërkohë që akuzojnë njëri-tjetrin për korrupsion.

Kronika thekson edhe parashikimin e FMN-së për një rënie dramatike të rritjes ekonomike gjatë këtij viti. “Zgjedhjet u paraprinë nga dhuna sporadike, një zyrtar i Kristian Demokratëve u vra kur makina e tij u hodh në erë, ndërsa një anëtar i Partisë Demokrate, në pushtet u vra gjatë një sherri për posterat”.

Burimi: shekulli.com.al

“Shqipëri-Itali, interes për energjinë bërthamore”
Në një intervistë televizive dje në mbrëmje, Kreu i diplomacisë italiane u ndal te prania ekonomike e investitorëve italianë në Shqipëri duke veçuar interesin e Italisë për të bashkëpunuar në projekte për energjinë bërthamore

TIRANË- Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini ka konfirmuar gjatë një deklarate të tij televizive se Italia është e interesuar të bashkëpunojë me Shqipërinë për disa projekte strategjike për ndërtimin e centraleve bërthamore.

Në një intervistë televizive dje në mbrëmje, Kreu i diplomacisë italiane u ndal te prania ekonomike e investitorëve italianë në Shqipëri duke veçuar interesin e Italisë për të bashkëpunuar në projekte për energjinë bërthamore.

“Vizita e fundit e Kryeministrit Berlusconi në Tiranë dëshmon se ne duam të bëjmë shumë më tepër në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, përshembull në infrastrukturë dhe në bashkëpunimin për energjinë. Ne jemi shumë të interesuar për zhvillimin e energjisë bërthamore”, tha ministri Frattini. Në këtë drejtim, ai vuri në dukje se “edhe Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë me disa projekte strategjike, të cilat janë shumë të rëndësishme”.

“Italia po ribën një strategji për ndërtimin e centraleve bërthamore dhe po bisedojmë me një vend mik dhe fqinj, si Shqipëria për të bashkëpunuar për këtë gjë, sigurisht bazuar në tekonologjinë e fundit bërthamore, që është shumë e sigurt. Po e vlerësojmë dhe arsyetojmë këtë projekt. Di që janë vendosur disa kontakte me Enelin, që është shoqëria e interesuar për këtë dhe kryeministri Berlusconi i’u referua kësaj ideje gjatë vizitës në Tiranë”, tha zoti Frattini.

Nga ana ekonomike, ministri Frattini vuri në dukje se “Italia përfaqëson më se 35 për qind të të gjithë ndërkëmbimit të Shqipërisë me vendet e tjera, pra ka një rol të rëndësishëm në këtë drejtim”.

I pyetur lidhur me impaktin që krijon ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, Ministri Frattini theksoi se “ndërtimi i kësaj rruge është shumë i rëndësishëm edhe për faktin se i hap rrugë investimeve italiane në Kosovë”.

(d.b/ATA/BalkanWeb)

Trafiku i organeve, Biserko: Prokuroria serbe po manipulon
Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi reagon pas akuzave për trafik organesh gjatë luftës në Kosovë. Biserko: Mënyra e paraqitjes së të dhënave nga prokuroria serbe s’ka si qëllim sqarimin e fatit të të zhdukurve dhe Carla del Ponte ka bërë një gabim të madh.

BEOGRAD- Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko reagon ndaj supozimeve për rrëmbimin, keqtrajtimin, nxjerrjen e organeve dhe vrasjen e serbëve dhe joshqiptarëve në kohën e luftës së Kosovë. Në një prononcim për radion gjermane Dwelle zonja Biserko i cilëson si të papërgjegjshme dhe pohime të cilat mund të keqësojnë raportet. Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi kritikon dhe Karla del Ponten e cila bëri publike këto akuza, pa paraqitur asnjë provë.

Mendoj se Carla del Ponte në mënyrë shumë të papërgjegjshme i ka bërë publike këto supozime, pa paraqitur kurrfarë dëshmish. Në një atmosferë të ndezur siç kemi ne në rajon, këto pohime vetëm sa mund t’i keqësojnë raportet.”- thotë Biserko.

Ajo vazhdon më tej duke kritikuar prokurorinë serbe për fushatën që ka nisur të informimit të opinionit mbi hetimet, një veprim i cili ka një qëllim tjetër dhe jo sqarimin e fatit të njerëzve të zhdukur.

“Prokuroria serbe ka nisur një fushatë ku çdo ditë informon opinionin për hetimet që po kryhen, gjë që është në kundërshtim me parimet e punës së prokurorisë. Kjo fushatë është e keqe, sepse nëse ekzistojnë dëshmi duhet të fillojë edhe procesi. Mënyra e prezantimit të këtyre të dhënave ka një qëllim tjetër dhe jo sqarimin e fatit të njerëzve të zhdukur, që për familjet e tyre është një tragjedi e madhe.” - thotë Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.

Më tej Biserko thotë se qëllimi i prokurorisë serbe është “nxitja e atmosferës së padurimit ndaj shqiptarëve, sepse këto gjëra nuk sillen aspak në kontekstin e duhur. Në Serbi Kosova prezantohet vetëm si shkas për fillimin e ndërhyrjes ushtarake, por nuk shpjegohen shkaqet pse erdhi deri tek ndërhyrja. Për ndërhyrjen flitet sikur ajo të ishte e befasishme dhe pa asnjë shkak. Fjala është për një manipulim të pastër dhe mendoj se Carla del Ponte ka bërë një gabim të madh.” – vazhdon Biserko.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi thotë se nuk dinte që ndonjë organizatë joqeveritare të kishte të dhëna të tilla, të cilat mund ti kenë vetëm organet e shtetit.

“Në qoftë se i kanë këto të dhëna, atëherë duhet të ngrihen aktakuzat, sepse është e papranueshme që të bëhet fushatë vetëm në bazë të supozimeve. Këto janë shumë çështje serioze dhe të ndjeshme për të gjitha palët. Prandaj edhe kërkohet një përgjegjësi shumë e madhe, në veçanti ndaj familjarëve të të zhdukurve”.- theksoi Biserko.

Shërbimi botëror i BBC-së dhe Rrjetit Ballkanik për gazetarinë hulumtuese botoi shkrime sipas të cilave Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka shkelur të drejtat e civilëve në Kosovë, ka keqtrajtuar dhe në disa raste edhe ka vrarë pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme. Zyrtarët e Prishtinës i mohojnë këto akuza, ndërsa EULEX shprehet se do të nisë verifikimet e duhura.

(s.g/BalkanWeb)

Trafiku i organeve, EULEX: Po njihemi me faktet
Akuzat e ish kryeprokurores së Hagës, Del Ponte për trafik organesh në kohën e luftës së Kosovës priten të hetohen nga EULEX. Kreu i departamentit të drejtësisë në EULEX, Parduca, ka deklaruar se prokurorët e EULEX po njihen me faktet.

TIRANE- Misioni i Bashkimit Europian në Kosovë, EULEX, do të hetojë në lidhje me akuzat e ish kryeprokurores së gjykatës së Hagës, Karla del Ponte për të ashtëquajturin trafik organesh në kohën e luftës së Kosovës. Kreu i departamentit të drejtësisë në EULEX, Alberto Parduca ka deklaruar se në lidhje me këtë çesthje si fillim EULEX po njihet me faktet.

“Përsa i përket hapjes së çështjeve të posaçme siç është rasti në fjalë më duhet të them se së pari duhet të studiohen faktet dhe më pas të shikojmë nëse këto fakte janë të vlefshme për të hapur një procedim. Dhe ne për momentin në Kosovë jemi pikërisht në këtë fazë, në fazën e njohjes me faktet.“ tha Alberto Parduca, Shef.i departamentit të drejtësisë në EULEX.

Deklaratat, kreu i departamentit të drejtësisë në EULEX, Alberto Parduca i bëri gjatë një konference të përbashkët për shtyp të shefit të misionit Iv de Kermabon dhe ministrit të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, ku të dy bënë të ditur fillimin e bashkëpunimit në fushën e gjyqësorit.

Ish kryeprokuroria e gjykatës së Hagës, Karla del Ponte para pak kohësh publikoi në Itali librin e titulluar “Gjahu, unë dhe kriminelët e luftës”, në të cilat i akuzon ish-luftëtarët e UÇK-së se kanë bartur përmes kufirit në Shqipëri 300 serb të rrëmbyer, të cilët janë likuiduar ne Burrel, ndërsa nga trupat e tyre janë nxjerrë organe të brendshme, që pastaj janë shitur në Kosovë, Shqipëri, ndërsa përmes Stambollit edhe në botën arabe.

(a.r/news24/balkanweb)

Topi në Samitin e NATO-s: Përkrah jush me besnikëri
Sot NATO feston 60-vjetorin. Në Samitin e Strazburgut merr pjese edhe Shqipëria e Kroacia si anëtaret e 27 e 28 të Aleancës. Presidenti i SHBA Obama i dorëzoi presidentit shqiptar dokumentin e anëtarësimit të Shqipërisë.

STRASBURG- KELN

Shqipëria në NATO, Topi flet në Samit: Përkrah jush me besnikëri

Ora 14:00-Besnikëri, përkushtim, të vendosur. Këto janë disa nga fjalët që Presidenti shqiptar Bamir Topi përsëriti në fjalimin e tij me rastin e 60 Vjetorit të NATO-s, që përkutohet në Strazburg me anë të një Samiti. Duke u shprehur vendeve të Aleancës mirënjohje dhe falënderim, Topi ju shprehu atyre miqësinë e besnikërinë popullit shqiptar për NATO-n.

“Vij këtu për të sjellë mirënjohjen, falenderimin, miqësinë më të thellë të popullit shqiptar për Aleancën, për Ju të dashur aleatë, për Parlamentet dhe Qeveritë dhe për popujt miq të popullit shqiptar.

Jam këtu, për t’Ju konfirmuar besnikërinë e përgjegjshme të Shqipërisë ndaj shpresave dhe besimit Tuaj në aspiratën e popullit tim për t’u integruar”.

Sipas kreut të shtetit shqiptar, edhe Shqipëria është një shembull historik që ashtu si shembja e Murti të Berlinit, shembi dikaturën pasi besoi në idealin e lirisë. Rreshtimi përkrah vendeve të NATO-s për Shqipërinë sipas Topit, do të thohtë edhe plotësim i shumë sfidave. Në emër të Forcave të Armatosura, kreu i shtetit shqiptar theksoi ndjenjën e krenarisë që kanë këto struktura për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Topi merr nga duart e Obames dokumentin e anëtarësimit

Ora 12:00-Presidenti i SHBA-së, Barack Obama i dorëzoi rreth orës 11:50 të së shtunës presidentit Bamir Topi dokumentin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. I njëjti dokument iu dorëzua edhe Presidentit kroat, Stipe Mesic.

Obama: Jemi krenare per Shqiperine e Kroacine

Ora 11.54-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama ka përshendetur zgjerimin e NATO-s me dy anëtarët e rinj, Shqipërinë dhe Kroacinë. “Jemi krenarë që ju kemi në Aleancë, që ju kemi aleatë”, tha Barak Obama.

Në hapjen e Samitit të Strasburgut ju dha fjala Presidentit të SHBA-ve për të përshendetur hyrjen e dy vendeve të reja në NATO.

“Dua të shpreh mendimet e mia direkte për Shqipërinë dhe Kroacinë. Mirëserdhët në NATO, jemi shumë të kënaqur, kjo është e rëndësihme. Ne ju mirëpresim! Kroacia dhe Shqipëria e kanë dëshmuar me veprime mbështetjen për NATO-n dmth për aleancën. Ushtarët e tyre ndodhen në Afganistan dhe kjo tregon masën se ata do të vazhdojnë të jenë kontribues për Afganistanin e për aleancën”.

Obama theksoi më tej me tonë emocioni se SHBA dhe NATO janë krenarë për hyrjen e Shqipërisë dhe Kroacisë në familjen e madhe europiane. Sipas Obamës kjo u arrit falë punës që kanë bërë këto dy vende në drejtim të reformave. “Ne jemi krenarë që ju kemi ju aleatë, dhe jemi krenarë për reformat që keni arritur, të dyja vendet kanë bërë shumë para, ne ju ndohmojmë do jemi më të afërt me ju. Mirëpresim Shqipërinë dhe theksoj se kjo nuk është hera e fundit kjo që do ketë festë. Do kemi dhe Maqedoninë së shpejti në NATO. Dyert do të mbeten të hapura”, tha Obama.

Merkel: Afganistani, testi ynë

Ora 11:50-Kancelarja gjermane përshëndeti Samitin e NATO-s që po zhvillohet sot në Strasburg. Edhe Merkel e përqëndroi vëmendjen tek Afganistani duke lënë të kuptohet se kjo do të jetë tema e sotme në Samit.

”Afganistani është sigurisht testi ynë, por fakti që ne kemi kaluar shumë mosmarrëveshje, përgjegjësitë duhet ti marrim së bashku, të punojmë së bashku për strategjinë amerikane. Ky është koncepti i së ardhmes, kemi nevojë për zhvillimin e Afganistanit”, tha Merkel në fjalën e saj.

Merkel vlerësoi marrëdheniet me Francën që tani nuk e shohin më veten si armiq, por si miq. Për këtë ajo falënderoi presidentin aktual, Sarkozi për kontributin e tij që bëri të mundur këtë miqësi mes dy shteteve fqinje.

Sarkozi: NATO, organizatë e paqes jo e luftës

Ora 11:45-Pasi deklaroi se Franca tashmë është pjesë e familjes së NATO-s, Presidenti Sarkozi si mikpritës i Samitit theksoi se kjo është një organizatë e Paqes dhe jo e luftës. Ai kërkoi që të gjendet një strategji e re për Afganistanin, pasi sic theksoi Sarkozi, “liria atje është në rrezik”. Në këtë kuadër ai tha se përshëndet administratën amerikane dhe e mbështet atë për strategjitë e saj. Sarkozi vlerësoi marrdhëniet e mira mes dy Francës dhe Gjermanisë.

Shefer pershendet Shqiperine dhe Kroacine

Ora 11: 40 Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Scheffer përshëndeti Shqipërinë dhe Kroacinë si dy anëtaret e reja të aleanës së Atlantikut Verior. Gjatë fjalës së tij të hapjes Scheffer tha se sot NATO feston 60 vjetorin dhe bëri thirrje të gjithë vendeve anëtarë që të përqëndrohen në sfidat që ka kjo aleancë në të ardhmen.

Tirana po ndjek direkt samitin me ekrane gjigande

Ora 11: 34- Ekranet gjigande të vendosura në sheshin Skënderbej transmetojnë direkt cfarë ndodh në Strazburg, aty ku për herë të parë delegacioni shqiptar ka të drejta të barabarta me të gjithë vendet e NATO-s.

28 të shtëna topi, një për secilin vend anëtar të Aleancës së Atlantikut Verior, është përshëndetja e forcave të armatosura shqiptare për punimet e këtij samiti. Aktivitete të shumta janë planifikuar të organizohen gjatë gjithë ditës së sotme, si dhe nesër në Tiranë

Në Pallatin e Kongreseve në Strazburg pritet të fillojë punimet samiti i NATO

Ora1 1:05 Në pallatin e Muzikës dhe të Kongreseve në Strazburg, pritet të fillojnë nga momenti në moment punimet e samit me rastin e 60 vjetorit të krijimit të Aleancës së Atlantikut Verior. Mes delegacioneve të 28 vendeve dhe delegacioni shqiptar.

Nderohen ushtaraket e rene

Ora 10:05-Ne këto momente liderët e 28 vendeve të NATO-s nderojnë trupat ushtarake të Aleancës të rënë në krye të detyrës në fronte të ndryshme lufte. Lideret mbajten nje minute heshtje ne nderim dhe kujtim te ushtarakeve te NATO-s te vrare ne vite. Ceremonise i eshte bashkuar edhe Berluskoni.

Merkel e pret, Berluksoni rri flet ne telefon

Ora 10:15- I vetmi qe nuk ka marre ne pritjen qe u beri kancelarja Merkel lidereve te NATO-s ka qene kryeministri italian, Silvio Berluskoni. Kryeministri italian ka bere nje telefonate te gjate ne momentin qe kancelarja Merkel ka bere pritjen zyrtare per lideret e NATO-s. Ai i beri nje shenje Merkelit ne kuptimin se sa te mbaroje telefonaten do ta takoje me vone, dhe Merkel i eshte pergjigjur me nje buzeqeshje te sikletshme. Durimi i Merkel nuk ka zgjatur shume, dhe ajo i ka kthyer kurrizin duke mbyllur aty pritjen e liderve, nderkohe qe Berluskoni ka vazhduar me tej telefonaten e tij.

Agjencite e lajmeve italiane thone se Berluskoni ka qene ne telefon me kryeministrin turk, Erdogan dhe kane folur gjate per kreun e ri te NATO-s qe pritet te zgjidhet sot. Erdogan kundershton zgjedhjen e nje danezi ne krye te NATO-s.

Protesta kundër NATO-s në Strazburg, 25 të arrestuar

Ora 09: 55 Në Strazburg vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë. Një grup rreth 250 manifestuesish kanë arritur ti afrohen sot në mëngjes në qendër të Strazburgut, rreth 1 km larg Pallatit të Muzikës ku do të zhvillohet sot samiti i NATO-s. Policia po përdor gaz lotsjellës për të penguar manifestuesit për t’ju drejtuar Pallatit të Muzikës. Për momentin rruga kryesore që të con në qendër është e bllokuar. Shumë demonstrues janë të maskuar, disa janë të veshur me të zeza. Deri tani burime lokale bëjnë të ditur se 25 manifestues janë arrestuar.

Samiti i NATO-s, Merkel pret presidentët e 28 vendeve

Ora 09.40 Kancelarja gjermane Angela Merkel i uron mirëseardhjen presidentëve të 28 vendeve anëtarë të NATO-s në qytetin Kehln. Në orën 09.39 minuta kanceralja Merkel uroi mirëseardhjen presidentit Topi dhe kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Pas kësaj

ceremonia të gjithë bashkë do te kalojne ne pasarelen Mimran, nje ure kalimtaresh që lidh dy shtetet mbi lumin Rin.

Në Strazburg, krerët e shteteve do të priten nga Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi.

Shqipëria sot në Samitin e NATO-s, si e barabartë

Ora 07:47 Samiti dyditor do të kurorëzojë një ngjarje historike për Shqipërinë, anëtarësimin e saj me të drejta të plota në NATO. Pikërisht sot, përmes një ceremonie të veçantë, në orën 10.00 të paradites do të fillojnë punimet e Samitit, ku gjatë fjalëve përshëndetëse do të jetë e pranishme edhe media. Shqipëria do të ulet përkrah vendeve anëtare të NATO-s me të drejta të plota. Në mesditë është parashikuar edhe konferenca për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, që do të vijojë me takime informale, për të përfunduar me konferencën për shtyp që do të mbajë Kryeministri Sali Berisha, rreth orës 15.30-16.00.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpritën dje anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut”. Presidenti amerikan, Barak Obama në deklaratën e tij të bërë nga Strasburgu tha “SHBA mbështesin një mbrojtje të fortë evropiane, prandaj dhe e kemi mirëpritur anëtarësimin e Kroacisë dhe të Shqipërisë në NATO.

Mëngjesin e ditës së sotme, presidenti Obama do t’i dorëzojë homologut shqiptar dhe atij kroat, kartën e Atlantikut të Veriut. Ky samit mbahet në 60-vjetorin e krijimit të Aleancës dhe ku zyrtarizohet anëtarësimi në aleancë i Shqipërisë dhe Kroacisë. Dje në darkë u zhvillua pritje në Baden Baden, ndërsa sot stafeta e punimeve i kalon Francës

(d.b/BalkanWeb)

Kryeministri cek Mirek Topolanek viziton sot Shkupin
Ai pritet të përsërisë qëndrimin se zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndreshme janë kusht paraprake- sigurisht jo e vetmja- për Komisionin Europian për të rekomanduar një datë për fillimin e negociatave të anëtarësimit në fund të këtij viti.

SHKUP- Kryeministri cek Mirek Topolanek, vendi i cili ka presidencën aktuale të BE-së do të mbërrijë sot në Shkup për një vizitë zyrtare në Maqedoni.

Sipas agjendës së takimeve Topolanek do të mbajë takime me presidentin maqedonas Branko Cërvenkovski dhe kryeministrin Nikola Gruevski.

Gjatë takimeve do të diskutohet dhe “Zgjerimi i BE-së, procesi i reformave,me qëllim afrimin e vendit drejt anëtarësimit në BE si dhe regjimin e liberalizmit të vizave” thuhet në deklaratën për shtyp të shpërndarë nga kabineti i kryeministrit cek.

Vizita e Presidentit aktual të Bashkimit Europian vjen vetëm pak ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve presidenciale dhe lokale në Maqedoni të cilat janë përshkruar nga BE si kyce për integrimin e vendit në BE.

“Zgjedhjet presidenciale në Mars dhe dialogu me opozitën do të jenë shumë të rëndësishme. Republika ceke mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat Euro- Atlantike, pavarësisht se vendet e vjetra në BE janë kundër zgjerimit” ka thënë Topolanek pak kohë më parë.

Ai pritet të përsërisë qëndrimin se zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndreshme janë kusht paraprake- sigurisht jo e vetmja- për Komisionin Europian për të rekomanduar një datë për fillimin e negociatave të anëtarësimit në fund të këtij viti.

Kryeministri cek dhe presidenti aktual i BE-së pak kohë më parë paralajmëroi Maqednoninë se nuk kishte përmbushur disa nga 8 kriteret, përsa i përket nivelit të zhvillimit demokratike, reformave juridike, dhe lufta kundër korrupsionit.

(s.g/BalkanWeb)

Varviciotis: Ktheni pronat e minoritetit grek
Zevendesministri i Puneve te Jashtme te Greqise Miltiadhis Varviciotis gjendet sot ne Shqiperi ne nje vizite zyrtare ku do te kete takime me personalitete te larta te shtetit. Ne nje interviste ekskluzive per “Koha Jone”, z. Varviciotis flet per marredheniet mes dy vendeve dhe perpjekjen per zgjerimin e metejshem te tyre. Vlereson se roli i minoritetit grek ne Shqiperi eshte tejet i rendesishem sikunder thekson se emigrantet shqiptare ne Greqi, sherbejne si nje lidhje e forte mes dy vendeve. Z. Varviciotis ben apel per te realizuar kthimin e pronave te minoritetit dhe konsideron se Shqiperia mund te ndihmoje ne ceshtjen e emrit te FYROM-it (Republika ish-Jugosllave e Maqedonise), duke kerkuar nga fqinji i perbashket, fryme kompromisi.

I nderuar z. zv/minister i Jashtem, ju urojme mireseardhjen ne Shqiperi, ne vigjilje te vizites suaj. Duam t’ju pyesim se pari cili eshte qellimi i ardhjes suaj ne vendin tone?

Ndihem vecanerisht i gezuar qe do te gjendem te henen ne Tirane, duke realizuar ketu viziten time te pare ne nje vend te rajonit, qe nga momenti i marrjes se detyres. Prezenca ime ne Shqiperi, saktesisht nje muaj pas vizites se znj. Bakojani, pra shkembimet e shpeshta te vizitave, mendoj se perben nje tregues domethenes te marredhenieve shume te mira dypaleshe dhe te interesimit te vecante, qe tregon Greqia per vendin tuaj.

Une mendoj se dy vendet tona kane hedhur hapa te rendesishem per kultivimin e nje klime mirekuptimi dhe besimi, duke krijuar ne kete menyre perspektivat per zgjerimin e bashkepunimit dypalesh. Dhe ketu sigurisht perfshihet bashkepunimi ekonomik por dhe shtimi i investimeve ne Shqiperi, sektore vecanerisht te rendesishem, duke pasur parasysh krizen ekonomike boterore qe nuk ka lene pa ndikuar asnje vend te rajonit. Prezenca ime ne Shqiperi, perfshihet ne kete kuader.

Si i shihni marredheniet aktuale mes dy vendeve dhe ku shihni mundesi per me shume perparim? Cili mendoni se eshte roli i ekonomise ne kete kuader te marredhenieve dypaleshe?

Ashtu sikunder e permenda, marredheniet mes dy vendeve jane ne nje nivel shume te mire, pas perpjekjeve te vazhdueshme dhe te mundimshme qe u bene nga te dy palet, ne keto vitet e fundit. Ne kete menyre, para nje muaji u be i mundur nenshkrimi i Marreveshjes per Varrezat Ushtarake te ushtareve greke te rene gjate luftes Greko-Italiane te 1940-41 dhe gezohemi gjithashtu, qe negociatat per Marreveshjen per percaktimin e shelfit kontinental, jane ne nje stad shume te avancuar dhe shpejt ato do te perfundojne. Nenshkrimi i kesaj Marreveshjeje do te perbeje nje hap tjeter te rendesishem dhe njekohesisht cilesor, i cili do te vertetoje ne praktike vullnetin politik per thellim te metejshem te marredhenieve tona. Ne synojme nje zhvillim te metejshem te bashkepunimit tone te shumanshem ne te gjitha fushat.

Ne vecanti per marredheniet tona ekonomike, te cilat sic e dini, jane vecanerisht te zhvilluara, do te deshiroja te perserisja se jane nje perberes i pashkeputur i marredhenieve tona me te zgjeruara dhe per rrjedhoje ecuria e tyre ndikon direkt ne teresine e kontakteve tona. Vlen te permendim ketu se Greqia eshte partneri i dyte tregtar i Shqiperise, nderkohe qe kompanive greke iu takojne 28 per qind te totalit te investimeve te huaja direkte ne Shqiperi, duke zene ne kete menyre vendin e pare.

Nje kujdes te vecante, qeveria greke ka per minoritetin e saj ne Shqiperi. Aktualisht ju shihni mangesi ne trajtimin e tyre?

Minoriteti Etnik Grek ne Shqiperi perben hallken lidhese, te nje rendesie jetike midis dy vendeve. Ceshtje qe kane lidhje me jetesen e anetareve te minoritetit ne Shqiperi, jane ne epiqender te interesimit tone. Se fundi, patem bashkepunim konstruktiv dhe efektiv me autoritetet shqiptare per ceshtjen e perkthimit dhe shperndarjes se teksteve shkollore, per shkollat publike te minoritetit ne Shqiperi. Ky bashkepunim do te mund te shtrihet dhe ne fusha te tjera, vec shkollimit.

Ne kete moment na preokupon me perparesi garantimi i se drejtes se minoritetit mbi pronat e veta. Jam i sigurt se qeveria shqiptare, e kupton rendesine e ceshtjes dhe do te beje perpjekje per zgjidhje, ne nje menyre qe te jete ne perputhje me detyrimet e saj kundrejt Bashkimit Evropian si dhe ne baze te angazhimeve te saj me cilesine e anetarit te OSBE.

Nderkohe, emigrantet shqiptare ne Greqi, jane nje pjese e rendesishme e integrimit dhe ekonomise shqiptare por edhe greke. Si e shihni gjendjen e tyre sot?

Emigrantet ekonomike shqiptare qe jetojne dhe punojne ne Greqi, jane inkuadruar normalisht ne shoqerine greke dhe perbejne nje lidhje te forte mirekuptimi reciprok dhe miqesie midis dy vendeve tona. Qeveria greke ben perpjekje te shumta per t’u krijuar lehtesira te mundshme emigranteve, per ceshtje qe i preokupojne dhe midis te tjerave, iu ka akorduar shkollim publik falas per femijet e tyre, sigurime shoqerore dhe akses ne sistemin shendetesor publik. Njekohesisht, nuk duhet te harrojme se rreth 45% te totalit te remitancave qe dergojne qytetaret shqiptare qe jetojne jashte, vijne nga Greqia.

Ju keni ardhur ne kete detyre ne fillim te ketij viti, duke lene pas detyra te rendesishme ne Parlament. Shume qytetare jane kurioze te dine nese ne Parlamentin grek, flitet thjeshte per ratifikim protokollesh apo marreveshjesh, si fjala vjen ato per NATO-n dhe BE-ne, apo kalohet dhe ne argumente te tjera dhe cilat jane ato?

Sigurisht qe ju e dini se Diplomacia Parlamentare ka fituar nje rol te vecante ne epoken e sotme, nje rol te nje niveli cilesisht me te larte, ne krahasim me te kaluaren. Mund t’ju siguroj se Parlamenti grek tregon nje interes te vecante per zhvillimet ne vendet fqinje dhe ne rajonin me te gjere te Ballkanit, ashtu sikunder edhe per marredheniet e fqinjesise se mire dhe bashkepunimit pozitiv ne ceshtje te ekonomise, te energjise, te ceshtjeve edukative e kulturore. Ne kete kuader, gjate diskutimit te projektligjeve te ndryshme qe kane lidhje me ratifikimin e protokolleve apo marreveshjeve, behet nje diskutim i gjere, gjate te cilit shprehen pikepamje te ndryshme. Por me lejoni qe te nenvizoj se shumica derrmuese e anetareve te Parlamentit grek, votoi ne favor te ratifikimit si te Marreveshjes se Asociim-Stabilizimit BE-Shqiperi ne janar, ashtu dhe te Protokollit te Anetaresimit te Shqiperise ne Aleancen Atlantike, sepse gjykojme qe ecuria euroatlantike e Shqiperise eshte e vetmja zgjidhje.

Nje ceshtje e rendesishme sot eshte ajo e FYROM-it. Vendi fqinje me ju dhe ne, kembengul ne emrin Maqedoni, qe nga ju konsiderohet i papranueshem. Ne cilen faze gjenden negociatat dhe a mendoni se Shqiperia mund te jete pjese produktive e tyre?

Perdorimi i emrit “Maqedoni” nga vendi yne fqinj perben nje perpjekje te qarte falsifikimi te historise, dhe pervetesimi te trashegimise se lashte maqedonase, e cila eshte nje pjese e pashkeputshme e kultures greke. Negociatat nen egiden e ndermjetesuesit te posacem te Sekretarit te Pergjithshem te OKB, z. Nimic, nuk kane dhene rezultate deri tani, per shkak te qendrimit intransigjent te qeverise se FYROM, te retorikes se saj agresive dhe te veprimeve provokuese kunder Greqise. Nje shembull karakteristik se fundmi, eshte nderrimi i emrit te Korridorit Evropian Rrugor 10 qe kalon nga territori i ketij vendi, ne “Aleksander Maqedonasi”, veprim qe ve ne rrezik ndertimin e kesaj vepre me rreze rajonale veprimi, per te cilin Greqia kishte angazhuar falas, financim prej 50 milione euro. Greqia ka mbajtur qendrim konstruktiv dhe deshiron gjetjen e nje zgjidhjeje reciprokisht te pranueshme, e cila do te perfshije nje emer te perbere, ne menyre qe te behet dallimi i qarte nga rajoni grek i Maqedonise, dhe cili emer do te perdoret kundrejt te gjitheve (”erga omnes”). Gjithashtu, ne menyre qe te sigurohet zgjidhje perfundimtare dhe e pakthyeshme e ceshtjes, do te duhet qe kjo zgjidhje te adoptohet nga Keshilli i Sigurimit i OKB. Vendet fqinje e mike si Shqiperia, mund te kontribuojne ne rregullimin ne kohe te ceshtjes, duke perkrahur ligjin nderkombetar dhe duke kerkuar nga pala tjeter te tregoje fryme kompromisi ne negociata dhe t’u largohet veprimeve provokuese, qe rendojne marredheniet dypaleshe dhe jane negative per marredheniet e fqinjesise se mire.

Burimi: Kohajone.com

Gjilan-proteste, plagosen serbe dhe policë
Dhjetra protestues serbë dhe 8 pjesëtarë të policisë së Kosovës janë lënduar lehtë në përleshjen e Shillovës të komunë së Gjilanit. Të paktën 5 policë po marrin ndihmë mjekësore. Serbët protestuan dje, pasi disa fshatra të tyre në rajonin e Gjilanit , kishin disa javë pa energji elektrike

GJILAN-Serbët protestuan dje, pasi disa fshatra të tyre në rajonin e Gjilanit , kishin disa javë pa energji elektrike. Përleshjet nisën kur qindra serbë nga fshat i Shilovës, e zhvendosën protestën e tyre në një rrugë kryesore që lidh Gjilanin me Serbinë Jugore.

Media serbe, citon udhëheqësin lokal të serbëve, Aleksandër Petroviç, sipas të cilit fshatarët kishin planifikuar një protestë paqësore, kur policia i ndali, dhe nisi të shtynte gratë dhe fëmijët. Dhjetra protestues serbë dhe tetë pjesëtarë të policisë së Kosovës janë lënduar lehtë në përleshjen e Shillovës të komunë së Gjilanit. Të paktën 5 policë po marrin ndihmë mjekësore.

Policia tha se rreth 200 serbë protestuan për të tretën ditë me radhë, duke u përpjekur që të bllokojnë rrugën kryesore, e cila çon në drejtim të Prishtinës.

Zëdhënësi i policisë tha se kur policia u përpoq t’i pengojë të bllokojnë rrugën, protestuesit i gjuajtën policët me gurë dhe shishe.

Ndërkohë Korporata Energjetike e Kosovës tha se reduktimet janë bërë për shkak të fakturave të papaguara të energjisë elektrike, disa nga të cilat janë nga viti 1999.

Përleshjet mes pakicës serbe dhe shumicës shqiptare në Kosovë, kanë qenë të shpeshat që pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës një vit më parë.

(d.b/BalkanWeb)

Statusi në BE, Pack: Jo momenti për Shqipërinë
Doris Pack këshillon qeverinë shqiptare të mos aplikojë për statusin e vendit kandidat për në BE brenda presidencës ceke. Pack deklaron se një aplikim i tanishëm nuk do të merrte përgjigja të shpejtë nga BE.

TIRANE- Brukseli ka këshilluar Shqipërinë të mos nxitohet me aplikimin për statusin kandidat. Europarlamentarja Doris Pack i bën thirrje qeverisë shqiptare që të mos aplikojë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian brenda presidencës ceke.”Mendoj se fillimisht duhet të them se Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara dhe për këtë duhet ta vlerësoj. Por nuk është momenti për të kërkuar statusin kandidat. Sepse nëse e shihni çfarë ndodh në BE në këtë moment që po flasim, do të kemi dhe zgjedhjet e Parlamentit Evropian, do të kemi një Komision të ri. Ata nuk do të marrin asnjë përgjigje”- ka thënë Pack në një intervistë televizive, duke e lidhur këtë së pari me vetë zhvillimet e pritshme brenda BE. Është koha e zgjedhjeve për në parlamentin evropian, argumenton ajo, cka do të thotë që pritet edhe ngritja e një Komisioni të ri që do të shqyrtojë kërkesën e Shqipërisë. Në këto kushte, nësë kërkesa bëhet në prill mund të mos ketë asnjë përgjigje nga BE.

“Si një mike e Shqipërisë- këshillon Pack, unë sugjeroj pritje dhe kjo shprehje nuk duhet përdorur si manover politike”.

Pack është e bindur se një aplikim nga ana e Shqipërisë nuk mund ti përgjigjet e vetme presidenca ceke, pasi duhet të jenë dakort të 27 vendet e BE, kur dihet tashmë që ky organizëm në këto momente ka të tjera probleme. Doris Pack sugjeron që aplikimi të bëhet në fund të këtij viti me qëllim që të arrihet marrja e një përgjigje të paktën vitin tjetër. (e.n//Balkanweb)