Gazeta shqiptare » Kronika e zeze

Shkrumbohet furgoni, policia në alarm
Zjarr në autostradë, digjet makina pak përpara se të kalonte Presidenti i Republikës. Nuk ka dëmtime në njerëz. Shkaku, shkëndija elektrike.

DURRES Furgoni i një firme me targa Tirane ditën e djeshme u përfshi nga flakët pak kohë përpara se në të njëjtën rrugë të kalonte Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Incidenti ka vënë në provë sigurinë e shoqërimit të personaliteteve, pasi u reagua si në rastet emergjente. Mjeti është shuar në kohë rekord nga një zjarrfikëse e Durrësit dhe më pas furgoni është larguar që andej me karroatrec. Në kohën që kalonte shpura e Topit, rruga ishte e lirë. Sipas policisë, nga veprimet paraprake hetimore është konkluduar se ka qenë një defekt në qarkun elektrik të mjetit, që ka shkaktuar flakët dhe djegien e tij.

NGJARJA

Dje rreth orës 13:20, një furgon është përfshirë nga flakët në kohën që po lëvizte në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Koxhas, pa shkuar në Maminas të Durrësit. Sipas dëshmitarëve okularë, furgoni me targa të Tiranës, pronë e një firme, është djegur në kohën kur ishte në lëvizje. Ai ishte i ngarkuar me frigoriferë dhe pajisje të tjera ftohëse. Shoferi dhe një punonjës tjetër i furgonit kanë zbritur menjëherë nga mjeti dhe janë përpjekur që të shuanin zjarrin. Me ta janë bashkuar edhe disa policë rrugorë. Këta të fundit ndodheshin aty pranë me detyrën për të siguruar rrugën, pasi disa minuta më pas do të kalonte Presidenti i Republikës, Bamir Topi me eskortën e tij. Lëvizja e Presidentit mësohet se nuk ka qenë në kuadrin e takimeve zyrtare. Të ndodhur përpara një situate të tillë, së bashku, policët dhe drejtuesi i furgonit kanë mundur që të hapin krahun. Pak çaste më vonë kanë gjetur dy fikëse zjarresh emergjence. Por, nuk kanë mundur që t’i shuanin flakët, që në atë moment ishin mjaft të fuqishme. Menjëherë në ndihmë të tyre ka shkuar një zjarrfikëse, e cila ka mundur ta vërë zjarrin në kontroll e fill pas saj, aty ja ka behur një karroatrec i cili ka transportuar furgonin e shkrumbuar në drejtim të Rrashbullit. Fill pas kësaj në rrugë kanë kaluar makinat e Presidencës, e midis tyre edhe ajo e Topit, i cili e ka fort për zemër Durrësin. Një javë më parë ai drekoi në restorant ‘Piaza’, i cili ndodhet te kullat binjake, pranë shëtitores së Vollgës.

POLICIA

Sipas burimeve policore, mendohet se shkaku i djegies së furgonit ka qenë ndonjë shkëndijë elektrike, e cila më pas i ka vënë flakën motorit. Ndërsa, ngjarja sipas bluve, nuk kishte lidhje me lëvizjen e eskortës së Presidentit. Meqenëse në rrugë do të kalonte Presidenti, veprimet hetimore për të përcaktuar shkakun e djegies së makinës u kryen më vonë.

(GSH/BalkanWeb)

Vrau, varrosi në fshehtësi të ëmën, pranga te riut
Deklarimi i 19-vjeçarit për vrasje aksidentale të nënës së tij, mësohet se është një nga pistat kryesore të hetimit. Por mbajtja fshehur e ngjarjes dhe dyshime të tjera kanë bërë që të hetohen dhe pista të tjera

SHKODER-Drejtoria e Policisë së Shkodrës ka arritur të zbardhë një ngjarje, e cila ka ndodhur rreth 20 ditë më parë dhe është mbajtur e fshehtë nga familjarët. Një krim brenda familjes ka bërë që të shkojë në pranga 19-vjeçari Ylber Tahiri. “Në orët e drekës së të dielës është bërë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për ndalimin e 19-vjeçarit Ylber Tahiri, lindur dhe banues në fshatin Vallas të komunës Ana e Malit rrethi Shkodër, i dyshuar si autor i vrasjes së ndodhur më datë 22.03.2009, ku është vrarë me armë zjarri nëna e tij Lumnije Tahiri, krim i ndodhur në fshatin Vallas”, - pohojnë burime të policisë. Mësohet se viktima Lumnije Tahiri është varrosur nga familjarët pa njoftuar në lidhje me shkaqet e vdekjes, duke fshehur në këtë mënyrë krimin e kryer dhe duke e paraqitur si vdekje natyrale. Familjarët kanë kryer të gjitha ceremonitë mortore duke mbajtur të fshehur një sekret të madh. Pas informacioneve në rrugë operative, policia filloi hetimin për vrasjen e cila u pohua fillimisht si aksidentale. Sipas versionit të familjarëve, gjatë pastrimit të armës (automatik model-56), 19-vjeçari vrau aksidentalisht të ëmën. Ngjarja aksidentale e mbajtur fshehur, u zbulua nga policia e prokuroria, duke sjellë dhe arrestimin e të birit të viktimës. Dje pas shoqërimit 19-vjeçari ka dhënë shpjegime para policisë, duke këmbëngulur në vrasjen aksidentale. Materialet në ngarkim të Ylber Tahirit i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për ndjekje të mëtejshme për veprat penale të “vrasjes me dashje” e “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Durrës, përplasen dy motorra. Plagosen 3 persona
Si pasojë e përplasjes së dy motorrave në plazhin e Durrësit, janë plagosur tre persona. Aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara. Të plagosurit ndodhen të shtruar në spital Ushtarak. jashtë rrezikut për jetën.

DURRËS- Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në plazhin e Durrësit. Motorri tip Suzuki MC 7554 me drejtues Fatjon Bregasi 38 vjeç është përplasur me një tjetër motorr tip Honda me targe Dr 743 me drejtues Klodian Marku 21 vjeç. Si pasojë e përplasjes së tyre është plagosur rëndë Fatjon Bregasi drejtuesi i motorrit tip Suzuki, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak të Tiranës si dhe janë jashtë rrezikut për jetën teksa janë dërguar në spitalin e Durrësit 21 vjeçari Marku dhe një vajzë 24 vjeçare me inicialet K.K që udhëtonte në të njëjtin motorr me 38 vjeçarin Bregasi. Sipas hetimeve paraprake të policisë në vendgjarje bëhet e ditur se ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, shpejtësi e lartë dhe mosrespektimi i krahut të drejtimit të lëvizjes ato që kanë shkaktuar këtë aksident. (a.r/news24/balkanweb)

Peshkataret nxjerrin kafke njeriu
Lezhe- Peshkataret e Shengjinit peshkojne nje kafke njeriu ne ujerat e detit Adriatik. Ndersa nxirrnin rrjetat e tyre te hedhura gjate oreve te nates ne zonen qe lidh Shengjinin me Vainin, grupi prej pese personash ka hasur ne nje objekt te cuditshem qe s’ka qene aspak i ngjashem me peshqit apo ngjalat qe zinin zakonisht. Te tmerruar nga pamja ata kane njoftuar menjehere policine vendore, nderkohe qe nje grup ekspertesh ka mberritur ne Shengjin per te nisur hetimet. Mesohet se aty ka shkuar nje prokuror i gatshem dhe nje mjek ligjor. Vetem pak ore nga hetimi paraprak jane ngritur edhe dyshime te forta se kjo kafke mund t’i perkase trupit te zhdukur te biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Dyshimet jane perforcuar se tepermi me faktin se ne dosjen hetimore rezulton se 42 vjecari eshte derguar nga Tirana drejt Vainit te Lezhes me nje makine per ne objektin e deges se ish-SHIK-ut gjate vitit 1995. Ne kete zone ishin bere kerkime edhe me pare, por nuk ishte gjetur asnje gjurme e biznesmenit te zhdukur.

Ngjarja

Ka qene ora 12:00 e dites se djeshme kur nje grup peshkataresh ne Shengjin, se bashku me varkat e tyre jane futur ne thellesi te detit per te nxjerre edhe rrjetat. Duke kontrolluar brenda rrjetave, ata kane zbuluar edhe nje kafke njeriu te dekompozuar. “E gjetem 3 km larg zones se Shengjinit dhe keshtu sic e shikoni. Nuk e prekem apo ta pastronim”, i thane peshkataret grupit hetimor. Kafka mendohet se i perket nje personi te zhdukur vite me pare, nderkohe qe eshte derguar menjehere ne morgun e spitalit te Lezhes per ekspertize te metejshme. Mesohet se ajo nuk eshte gjetur shume larg nga bregu i detit. Peshkataret i thane policise se ky ishte rasti i pare qe ata gjenin nje pjese njeriu te dekompozuar ne det.

Hetimet

Policia po mban nen mbikeqyrje vendin ku eshte gjetur kafka, qe sipas eksperteve mendohet se i perket nje mashkulli. Pritet qe diten e sotme te zhvillohen kerkime te tjera me palombare ne thellesi per te zbuluar edhe pjese te tjera. Burime nga policia e Lezhes thane se mendohet per nje njeri te zhdukur qe mund te jete vrare dhe hedhur ne det per te humbur gjurmet. Ngjarja sipas tyre ka ndodhur shume kohe me pare, pasi kafka ka qene teresisht e dekompozuar dhe e ndare nga pjeset e tjera te trupit. Ne pyetje jane marre edhe banoret e zones, te cilet kane treguar se nuk kane degjuar per persona te humbur apo te zhdukur. Po keshtu ne policine e Lezhes denoncimet per zhdukje mungojne. Priten rezultatet e para te analizave te ADN-se per te mesuar me teper rreth moshes, seksit dhe te dhenave te tjera per viktimen.

Hetimet e Ministrise se Rendit cuan ekspertet ne degen e SHIK

Dyshimi i pare ka rene mbi biznesmenin Remzi Hoxha, i zhdukur me 21 tetor 1995 ne menyre misterioze, ndersa hetimet kane treguar se ai eshte marre nga ish-punonjes te SHIK-ut dhe me pas nuk dihet se ku ka perfunduar. Investigimi i kryer i ka cuar hetuesit deri ne Vain te Lezhes, shume prane Shengjinit, ku ndodhej edhe godina e deges se SHIK-ut dhe ku mendohet se eshte derguar biznesmeni shqiptaro-maqedonas. Hetimet e kryera gjate vitit 1997 e cuan grupin hetimor ne Vain, por ne zonen e pyllezuar nuk u zbulua asnje gjurme. E vetmja mundesi sipas eksperteve ne ate kohe mbetej zhdukja ne thellesi te ujerave te detit Adriatik, qe ne kete zone kane te njohur edhe fenomenin e batice-zbaticave. Ministria e Rendit ne ate kohe perfshiu ne hetime ekspertet me te mire, nderkohe qe palombaret kryen kerkime ne thellesi te detit prane godines se SHIK-ut. Por rezultatet nuk dhane asnje shenje pozitive dhe me pas hetimet u nderprene per t’u rihapur ne vitin 2003. Megjithese Prokuroria e Pergjithshme ka cuar serish ne gjyq ish-drejtues te deges se SHIK ne Tirane gjate vitit 1995, procesi ende vazhdon dhe askush prej te akuzuarve nuk ka rrefyer per vendin ku eshte varrosur biznesmeni i duraluminit.

Si u zhduk Remzi Hoxha pas rrembimit para firmes

Kater persona qendruan makinen e tyre rreth ores 11:00 te 21 tetorit 1995 para firmes se duraluminit “Albatros”, prone e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, qe e kishte nisur aktivitetin prej vitit 1992. A ishte vendosur se bashku me familjen prane rruges “Siri Kodra” ne Tirane, ku kishte edhe firmen. Pasi u prezantuan si efektive te SHIK-ut, Remziu u fut ne nje makine me ngjyre te bardhe sipas deshmive te punonjesve te firmes. Me pas nuk dihet se si eshte vepruar me te. Por ato dite u rrembyen edhe gazetari kosovar Avdyl Loshaj dhe biznesmeni sarandjot Ziso Kristopulli. Te mbijetuar nga torturat gjate hetimeve te vitit 1997 ata rrefyen se SHIK-u i kishte rrembyer dhe keqtrajtuar duke i akuzuar si agjente. Per Remzi Hoxhen deshmuan se ishte torturuar, por nuk dinin asgje me teper se ku kishte perfunduar. Hetuesit arriten ne dy konkluzione. I pari hedhja gjate torturave e 42-vjecarit nga kati i dyte i godines dhe dergimi i tij ne Vain te Lezhes.