Friday, September 3, 2010 13:46

KQZ numëron Fierin: PS merr 9 mandate deputetësh

Me votat që mori mbrëmë, koalicioni i majtë konfirmoi mandatin e 9-te të tij në Fier. Ky është një rezultat paraprak, pasi përfundimtarin për këtë qark pritet ta japë sot KQZ-ja, duke u bazuar në tabelat përfundimtare të rezultateve në rang qarku.

TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën sot shpalljen zyrtare të mandateve për qarkun e Fierit, mbi bazën e rezultateve të tabelës përfundimtare, e cila u plotësua dje dhe me 10 kutitë e fundit. Paraprakisht, Partia Socialiste merr mandatin e nëntë në këtë qark, PD 6 mandate dhe LSI 1 mandat. Në këtë mënyrë, koalicioni i majtë merr 66 mandate në rang vendi dhe aleanca e djathtë 70 mandate. Pas numërimit të votave të 8 kutive të votimit, që ishin lënë pa numëruar nga KZAZ-ja e këtij qyteti dhe rivlerësimit të dy rezultateve të dy kutive të tjera, konfirmoi paraprakisht faktin se Piro Lutaj, kandidati i PS-së në vendin e nëntë e ka marrë tashmë mandatin, por pritet vetëm njoftimi zyrtar i KQZ-së.

Numërimi i kutive të Fierit, aq të debatuara mes dy partive politike, filloi rreth orës 10:45 minuta. Pjesa më e madhe e numërimit kaloi pa debate në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përveç kutisë së votimit 3006, ku nga fletët e numëruara shumë prej tyre rezultuan të pavlefshme. Kjo kuti kishte 556 fletë votimi dhe sipas përkatësive politike, PS-ja kishte 301 vota, 226 prej të cilave të kontestuara, PD-ja 135 vota, prej të cilave 89 të kontestuara, PDI-ja 35 vota dhe LSI 22 vota, 14 prej të cilave të kontestuara. Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti propozoi dje pasdite që të mos përfshiheshin në tabelë përfundimtare rezultatet e kutive të votimit 3006 dhe 3017. “Mungesa në këto 315 fletëvotimi e stemës së republikës lind dyshimin se ç’janë këto fletë të futura në kuti”, - deklaroi dje Kosovrasti. Nga ana e saj, anëtarja e KQZ-së, Vera Shtjefni kërkoi që rezultatet e kutisë së votimit 3006 të mos përfshiheshin në tabelën përfundimtare, pasi sipas Kodit nuk mund të cilësohen të tilla kur 50 për qind e fletëve të votimit në një kuti dalin të pavlefshme. Por një gjë e tillë nuk u pranua nga përfaqësuesit e tjerë në KQZ, si Dëshira Subashi apo Artan Lazaj, të cilët kërkuan që edhe këto fletë të konsideroheshin të vlefshme dhe të përfshiheshin në rezultatin përfundimtar.

(d.b/BalkanWeb)

3 Comments

  1. 13 July, 2009, 11:55

    Tashme eshte e ditur qe ky rezultat do te veje ne balanc vete Zotin Sali Berisha, qe me sa duket do te reflektoje ne pranimin ose jo te LSI si koalicion i saj. Sipas mendimit tim vlen me mire te behet nje qeveri teknike, ku ajo te merret me pergatitjen e infrastrutures se zgjedhjeve dhe te ribehen prap zgjedhjet. Motivi eshte i qarte: Duke njohur eksponentet e LSI, te pakten ata te Durresit e konsideroj te pamundur nje koalicion te tille, ku me teper shihen interesat individuale te paleve se sa ato te shtetit.

  2. 23 August, 2009, 8:52

    VENDIMI I KQZ PER MUA ESHTE NJE VENDIM I DREJTE
    .

  3. 23 August, 2009, 8:54

    DHE I TILLE ESHTE SI VENDIM

Shkruaj nje koment per kete artikull