Friday, September 3, 2010 13:43

Fillon i nxehti afrikan, temperaturat deri në 40 gradë

Shqipëria do të përballet javën që vjen me një valë të nxehti afrikan. Termometri do të shënojë të mërkurën dhe të enjten shifrën më të lartë të muajve të verës, të paktën deri tani, mbi 38 gradë celsius

TIRANE-Largohen shirat, java që vjen do të jetë me temperatura të larta deri në 39 gradë celsius. Shiu dhe era e kësaj të shtune ishin epilogu i një kohë të paqëndrueshme. Shqipëria do të përballet javën që vjen me një valë të nxehti afrikan. Termometri do të shënojë të mërkurën dhe të enjten shifrën më të lartë të muajve të verës, të paktën deri tani, mbi 38 gradë celsius. Përmirësimi i motit filloi nga dita e djeshme dhe do të jetë i tillë gjatë gjithë javës, lajm i mire ky sidomos per pushuesit qe kane mbushur plazhet shqiptare kete vere.
Dy javet qe kaluan u shoqeruan paraditeve dhe mbasditeve me shira te vazhdueshme pothuajse cdo dite. Temperaturat zbriten me 4-5 grade.

(d.b/BalkanWeb)

Shkruaj nje koment per kete artikull