Vazhdon me ritme të ngadalta por pa incidente procesi i numërimit në të gjithë vendin. Sipas rezultateve të updeituara deri në orën 09.37 të mëngjesit të sotëm nga vëzhguesit e projektit ECA-s dhe KRIIK rezulton se në rang vendi PS kryeson me 40. 95 % kundrejt 39.67 % që ka PD. Përsa i përket mandateve PD deri në këtë orë, në rang vendi, kryeson 67 mandate, kundrejt PS me 64. Janë numëruar 756 kuti votimi nga 4753 të tillamandate.
TIRANE- Sipas rezultateve të updeituara deri në orën 09.37 të mëngjesit të sotëm nga vëzhguesit e projektit ECA-s dhe KRIIK rezulton se në rang vendi janë numëruar 756 kuti votimi nga 4753 të tilla. Pwrsa i përket mandateve Partia Demokratike deri në këtë orë, në rang vendi, kryeson 67 mandate, kundrejt PS me 64 mandate. Ndërsa në rang përqindjeje PS kryeson me 40. 95 % kundrejt 39.67 % që ka PD.
Në kryeqytet deri në orën 09.37 minuta janë numëruar 140 nga 826 kuti votimi.
Rezultatet bëjnë të ditur se nga 32 mandate që do të dalin në qarkun e Tiranës 16 janë të Partisë Socialiste, 15 PD dhe 1 mandat është i LSI.
Në rang vendi PD kryeson me 67 mandate, PS ka 64 mandate, LSi ka 4 mandate, PLL , PDI, PBDNJ, PR, PSD kanë nga një mandat. LDLNJ dhe PRRL deri tani nuk kanë asnjë mandat.
Përqindja në rang vendi e partive deri në orën 09.37 minuta ishte e tillë PS kryeson me 41. 06%, Partia Demokratike ka 39.53 %. Më pas vjen LSI me 5,19 %, PSD 2.37 %%, PR 2.27 %, PBDNJ 1.16 %, G 99 me 0.87 %, PLL ka 0.86 %, PDI ka 08%, PDK 0.69 % dhe PAA 067 %.
(s.g/BalkanWeb)