Në Nju Orleans këngëtarja pop ka mbajtur koncertin e parë, një event i karakterizuar nga drita, por edhe hije, ashtu siç e përshkruajnë media të ndryshme ndërkombëtare. I shumëprituri “Circus World Tour”, nga njëra anë është dukur spektakolar dhe ka nxjerrë në pah një Britney Spears në formë, duke lënë pas vite të tëra kaluar në faqet e revistave e gazetave me skandale. Por nga ana tjetër, të pranishmit në koncert kanë vënë re se një pjesë e mirë e këngëve kanë qenë të inçizuara dhe shumë pak live, pra drejtpërdrejt. Sipas kritikëve, kjo ka ndodhur për shkak të emocioneve të këngëtares, duke e bërë të ngjashëm koncertin me një muzikal.
Artisja ka ndërruar shpesh veshjen, koreografitë kanë qenë të studiuara deri në detaje, duke i lënë një hapësirë të vogël improvizimit. Këngëtarja ka qenë aq e përqendruar saqë, vetëm në fund, pas dy orë spektakli ka thënë “Faleminderit Nju Orleans”.
Megjithatë, publikut nuk i kanë bërë përshtypje këto detaje dhe ka qenë entuziast për koncertin që ofroi disa prej sukseseve të Britney Spears.
kjo ja fut kot
Joo Ore Qthuaa ajo eshte yll fare
Paj ne shqiptaret te gjitha punet i kemi krye, veq edhe kja na ka mbet!!
un e pergezoj britnin per kthimin e saj dhe i uroj qdo te mire ne jet asja dhe femijeve te saj Qe nga Tani Jetoni te Lumtur Britni se ju mujaft Keni Vuajtur respekt te gjithve nga jeta kaloni nje dit te kendeshme.
britney spirs eshte nje nder kengetaret e shobizit nderkomtar me e veqanta per mua un jom nje adhutuse e flakt per ta kisha pas deshir me pi ni kafe me ta tung
esht yll fare bote brytny yll jeee
UA me duket e pabesuesheme do te doja te isha dhe un e pranishme ne ate koncert dua ta degjoj kur kendon kenget i ka fantastike ……………………..ej britney e di qe se lexon por esht number own