Komisioni Evropian do të propozojë që deri në fund të këtij viti të hiqet regjimi i vizave shengen të Bashkimit Evropian, për shtetasit e Maqedonisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi.
LUKSEMBURG- Deklarata u bë mbrëmë në Luksemburg nga komisionari për drejtësi dhe punë të brendshme, Zhak Baro.
Sipas tij, kjo mund të ndodhë, por me këtë propozim duhet të pajtohen edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Zoti Baro në Luksemburg, para ministrave të Drejtësisë dhe të punëve të Brendshme të vendeve anëtare të BE-së, e ka arsyetuar raportin për përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në plotësimin e kushteve për heqjen e vizave të BE-së, të cilin Komisioni Evropian, më 18 maj, u kishte dërguar qeverive të vendeve të BE-së.
Shqipëria dhe Bosnja, nuk arritën të përmbushnin kriteret e vendosura të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.
(s.g/Europaelire/BalkanWeb)
nuk mbahet mend te ket punuar asnje udheheqes per shqiperin po vetem per xhepat e tyre……
dhe te gjitha i paguaj njerzit e thjesht
C fare Shqiperija nuk ploteson kushtet ??? Si ka mundesi
Me sistemin financiar qe na e kane ziline bota, (gjithmone sipas “doktorit” eee), me haritjet ekonomike qe kapin shifrat 130 % dhe me luften kunder korrupsionit nuk do te jete e larget dite qe Shqiperia te refuzoje Brukselin per hyrjen ne Shqiperi…
Ose ne te kundert …
Asnje surprize ! Te gjithe e dinin besoj qe ishte thjesht argument elektoral si … çeku i bardhe … kthimi i lekeve shqipetareve . Kjo ishte thjeshte genjeshtra e rradhes